Connect with Us

Akuzat e Ramës dhe Braçes ndaj prokurorit/ KLP vihet në lëvizje

Kronika

Akuzat e Ramës dhe Braçes ndaj prokurorit/ KLP vihet në lëvizje

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është vënë në lëvizje pas akuzave të forta të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe ndaj prokurorit Arian Ndoja, për të cilin thanë se mbështet krimin dhe shantazhon nëpunësit e shtetit.

Mësohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur shqyrtimin për këtë rast nëse ka apo jo shkelje ligjore nga Ndoja.

Kujtojmë këtu se ndaj prokurorit Ndoja ka patur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës. Në seancën parlamentare të së enjtes, Edi Rama tha se një prokuror në Durrës, është i lidhur me bandat.

Ndërkohë, një ditë më vonë zv. kryeministri Erion Braçe zbuloi emrin e prokurorit në fjalë.

LEXO EDHE:  “Revoltohet” Grida Duma/ Si e durove Ramën?

Braçe tha se prokurori i çështjes së Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës Shtetërore në Durrës, është Arian Ndoja dhe pikërisht ky prokuror mbështet bandat kriminale dhe u bën presion zyrtarëve .

Prokurori Arjan Ndoja ishte në seancën gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën. Sipas Braçes është  presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Droga e kapur në Maqedoninë e Veriut/ Policia e Shtetit jep informacion zyrtar 

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me drogën e kapur një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se ka kryer me sukses detyrimet e saj në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Policia e Shtetit thekson se operacioni kishte kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti dhe është një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.

“Në përgjigje të interesimit të disa mediave, njoftojmë se Policia e Shtetit ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

LEXO EDHE:  “Revoltohet” Grida Duma/ Si e durove Ramën?

LEXO EDHE:  Foto-Rama i përlyer me bojë, Elisa e mbron/ Çfarë nuk u pa në Parlament

Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Ky operacion përbën një tjetër angazhim serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe një dëshmi tjetër të besimit të partnerëve të saj në këtë luftë.”-thuhet në deklaratë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandal në Spitalin Amerikan/ Ra në koma 13 orë pas lindjes, ndërron jetë 23-vjeçarja 

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Spitalin Amerikan, ku një nënë 23-vjeçare ka ndërruar jetë 13 orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj.

Sipas JOQ-së, ngjarja ka ndodhur rreth pesë ditë më parë, dhe nuk është bërë publike në asnjë prej mediave.

Heris Meçe lindi djalin e saj më datë 14 shkurt dhe në mbrëmje gjeti vdekjen tragjike. Ra në koma 13 orë pas lindjes dhe në të gdhirë e hëna ajo ndërroi jetë.

JOQ shkruan se duke iu referuar burimeve ekskluzive, ka mësuar se e reja gjeti vdekjen pasi mjekja përgjegjëse e spitalit privat nuk i kishte bërë gjilpërën e hollimit të gjakut pas lindjes. Pasi lajmi u bë publik, qytetarë të shumtë ishin në dijeni se ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Spitalin Amerikan.

LEXO EDHE:  “Revoltohet” Grida Duma/ Si e durove Ramën?

LEXO EDHE:  Investimet e huaja, ryshfete dhe pushime të shtrenjta për ministrat e Ramës/ Akuzat në Foreign Policy

Pas komenteve të qytetarëve, JOQ Albania tentoi të kontaktonte me spitalin në fjalë për të marrë një reagim zyrtar mbi ngjarjen apo motivet e vdekjes të së resë, por në faqen e Spitalit Amerikan apo në rrjetet sociale të tij, nuk gjendet asnjë email zyrtar përveç një numri telefoni fiks.

Ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të vajzës!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çështja Tahiri/ Zbulohen emrat e trupës që do gjykojë ish ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ne nje deklarate per mediat

Hidhet shorti për trupën që do të gjykojë ish ministrin e Brendshëm, Saimri Tahiri, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese do të jetë Albana Boksi ndërsa anëtare të saj  do të jenë Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Kujtojmë se togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.

LEXO EDHE:  Investimet e huaja, ryshfete dhe pushime të shtrenjta për ministrat e Ramës/ Akuzat në Foreign Policy

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës zbulon emrat e ambasadorëve/Kë paralajmëroi Basha me tone të ashpra

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit./CNA.al

LEXO TE PLOTE