Connect with Us

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush e udhëheq garën për Kryeministër

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush e udhëheq garën për Kryeministër

Publikuar

-

Ndërkohë që vijon ende procesi i numërimit të votave në Kosovë, KQZ ka publikuar rezultatet për 45% të votave të numëruara deri tani.

Nga këto rezultate, kandidatët për kryeministër kanë marrë përkatësisht:

Vjosa Osmani,  25% të vortave.

Albin Kurti, 24% të votave.

Kadri Veseli, 22.6% të votave.

Rahmush Haradinaj, 12.6% të votave.

LEXO EDHE:  Dhjetë vjetori i pavarësisë/ Serbia dërgon tanket në kufirin me Kosovën

Fatmir Limaj 5.5% të votave./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Zbulohen shifrat e frikshme/ Borxhi i Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës arrin në miliarda euro

Publikuar

-

Nga

Shteti i Serbisë vazhdon t’i ketë  borxhe të  mëdha shtetit të  Kosovës. Ky shtet borxhe ka edhe ndajë  pensionistëve kosovarë .  Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA) ka prezantuar studimin e radhës lidhur me fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Kosovës si dhe raportet bilaterale Kosovë-Serbi në sektorin e energjisë.

Në të dyja këto fusha, sipas këtij Instituti, Kosova është duke humbur vlera të mëdha parash. Në konferencë u shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.

Hulumtuesja nga RIDEA, Mrika Kotorri, ka treguar  se shuarja dhe përvetësimi i pagesës së pensioneve të kosovarëve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e pasurisë së tyre.

“Fondi i Sigurimit Pensional është menaxhuar nga Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit mbi Sigurimin Pensional dhe Invalidor (BVI-SPI) si një sistem i pavarur dhe i bazuar në parimin e solidaritetit mes gjeneratave. Fondi ka ofruar mjete për siguri materiale dhe shëndetësore të cilat janë siguruar në bazë të punës dhe kontributit të detyrueshëm. Fondi ka luajtur një rol të rëndësishëm socio-ekonomik në mirëqenien e përfituesve dhe ka shërbyer si një mjet i rëndësishëm financiar kundër skamjes në pleqëri. Prandaj shuarja dhe përvetësimi i jashtëligjshëm i BVI-SPI dhe suspendimi i jashtëligjshëm i pagesës së pensioneve nga ana e Serbisë i ka penguar pensionistët kontributdhënës në shfrytëzimin e qetë te pasurisë se tyre”.

LEXO EDHE:  Publikohet video-skandali/Si u vodhën votat e Blushit në Tiranë nga PS-PD

LEXO EDHE:  Zgjedhjet “çmenden” shpenzimet buxhetore/ Investimet u përkeqësuan

Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga vitit 1999 deri në vitin 2016, vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.

Raporti i rekomandoi shtetit serb që zyrtarisht ta pranojnë përgjegjësinë për dëmin në para dhe dëmin jo-pasuror që ia ka shkaktuar pensionistëve kontributdhënës si dhe t’u kërkojë falje këtyre të fundit për dëmet që ua ka bërë.

Duke folur për marrëveshjet energjetike midis Kosovës dhe Serbisë, hulumtuesi Bekim Krasniqi tha se ato nuk janë zbatuar dhe shumë nga to janë shkelur nga shteti fqinj. Krasniqi tregoi se borxhi nga faturat e energjisë elektrike të pjesës veriore të banuar me shumicë serbe, ka kaluar shifrën 200 milionë.

“Marrëveshja që buron nga dialogu i Brukselit nuk janë zbatuar, pra kemi shkelje të marrëveshjes. Serbia ka dërguar kërkesë për rishikimin e kësaj marrëveshje duke bërë shkelje. Mospagesa e faturave të energjisë në pjesën veriore deri më sot ka arritur vlerën 204 milionë euro”.

Ndryshe, shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.

Që nga atëherë, pensionistët e periudhës para vitit 1999 nuk kanë arritur të marrin paratë e tyre nga ky fond, ndërkohë që, sipas Shoqatës së Pensionistëve, tashmë një numër i konsiderueshëm edhe kanë ndërruar jetë dhe mbetet e diskutueshme edhe çështja e trashëgimit të pensionit. /Fatos Shala për Monitor.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hahn nuk dorëzohet: Skeptikët të hapin negociatat

Publikuar

-

Nga

Diskutimi për hapjen e negociatave ka bërë që Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të dalin në një konferencë urgjente për mediat.

Në fjalën e tij, Hahn theksoi se duhet një dritë jeshile për hapjen e negociatave.

“Do doja që ky takim të kishte diçka për të festuar. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj që duhen vlerësuar. Shpresoj që të premten të festojmë. Ju nuk kërkoni asgjë më shumë sesa një dritë jeshile për të nisur negociatat”,tha ai.

Më tej, Hahn tha se besueshmëria e BE-së varet nga vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Por a nënkupton dalja në konferencë vetëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ndarjen e dy vendeve në procesin e negociatave? I pyetur nga mediat për këtë çështje, Hahn tha se do të takohet nesër në mëngjes me Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Publikohet video-skandali/Si u vodhën votat e Blushit në Tiranë nga PS-PD

LEXO EDHE:  Gropa elektorale e Shqipërisë

“Nuk mund të komentojë qëndrimet e vendeve anëtare, por institucionet e BE kanë bërë rekomandim për të dy vendet”, shtoi Hahn.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkoi nga vendet e BE-së që t’i japin vendit të tij mundësinë për të çelur negociatat.
“Ne kemi bërë reforma të rëndësishme për gjithë Ballkanin jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, ju lutem mendoni për popullin e Maqedonisë”, tha ndër të tjera Zoran Zaev./CNA.AL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zaev për negociatat: Na pranoni, ne ndërruam dhe emrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur se një refuzim për hapjen e negociatave, do të ‘hidhte në erë’ qeverinë Maqedonase.

Në një intervistë për tanjug.rs, Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut për hir të hapjes së negociatave, ka ndërruar emrin dhe ka bërë marrëveshje me Bullgarinë e Greqinë.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtar në BE që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme ndaj e pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të fillojë me Maqedoninë e Veriut, dhe me Shqipërinë. Kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Edi Rama sot në Kosovë/Ja me kë do takohet

LEXO EDHE:  Zgjedhjet “çmenden” shpenzimet buxhetore/ Investimet u përkeqësuan

Alternativë tjetër për ne nuk ka. Ne nuk mund të heqim dorë nga BE sepse ajo është e ardhmja jonë. Nëse ndodh e kundërta, do të shkatërrohet qeveria dhe do të vijë dikush tjetër që do ta vazhdojë këtë rrugë.

Për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë si dhe me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, nënvizoi Kryeministri Maqedonas.

LEXO TE PLOTE