Connect with Us

U akuzuan nga investuesi/ Policia shoqëron disa prej banorëve të Laknasit

Sociale

U akuzuan nga investuesi/ Policia shoqëron disa prej banorëve të Laknasit

Publikuar

-

Banorët e Laknasit vijojnë protestën për ndalimin e ndërtimit të një thertoreje në një zonë të pyllëzuar pranë tyre.  Ata shprehen se policia ka shoqëruar disa persona në komisiariat, të cilat sipas tyre nuk ishin të pranishëm në protestë.

Banorët u shoqëruan në polici gjatë natës, pas denoncimit për dhunë nga ana e biznesmenit që do të ndërtojë në këtë zonë.

“Kanë ardhur njerëzit në orën 3 të mëngjesit në shtëpi, djali im që ishte gjithë ditën në punë ka ardhur në mëngjes në shtëpi, erdhën dhe e morën. Hajde, thanë, se ke emrin në polici.Fëmijët u trembshin, se i ka jetimë. Pronari ka thënë se i janë thyer xhamat e makinës dhe jam kërcënuar me jetë, kur asgjë nuk është bërë.”, shprehet një prej banorëve.

Ndërkohë që një tjetër prej banorëve, për mediat ka thënë se: “Ne nuk kemi të drejtën e fjalës se vjen policia e shtetit. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti për të na mbrojtur, shteti na merr dhe arreston. Unë jam futur brenda katër herë, mbrëmë më kanë marrë tre çunat e vëllait.”

Sipas banorëve, një situatë e tillë është e padrejtë pasi që banesat e tyre nuk janë legalizuar për faktin se ndodhen në  Bregun e Lumit, ndërkohë që tashmë Bashkia ka miratuar ndërtimin e një biznesi.

LEXO EDHE:  Basha: Ora e llogarisë po u vjen/ Vota e lirë i jep kuptim demokracisë

“Ne nuk na i kanë bërë legalizimet se është në breg të lumit dhe nuk lejohet, ndërkohë që tani këta do të priten të ndërtojnë atje.”, shprehet i indinjuar banori.

Banorët shprehen të vendosur në nismën e tyre për ndalimin e ndërtimit të objektit, që sipas tyre do të jetë një thertore, pasi që sipas tyre ky objekt sjell ndotjen e mjedisit dhe do të lërë fëmijët pa një ambient për tu argëtuar.

“Ne këtë vend do ta mbrojmë me gjak, nuk duam thertore fare këtu. Dy-tre veta do të rrinë këtu çdo ditë për verifikim.”, thonë banorët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Punësimi im në Shqipëri u kthye në biznes”/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për largimet masive

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur për ikjen e mjekëve nga Shqipëria.

Ajo ka thënë se Gjermania është vendi i parë me më shumë mjekë të ardhur nga Shqipëria dhe 10% e tyre duan të kthehen në atdhe.
Ajo kujton kohën kur donte të punësohej në Shqipëri, 9 vite më parë kur dha intervistën e saj të parë të punës pas studimeve por në fakt Aurora Meta Dollenberg thotë se ajo ishte një intervistë që synonte të shihte sa lekë do të hidhte ajo për t’u punësuar.

“Unë jam në Hannover, jam mjeke specialiste për Mjekësi të Familjes, Urgjencës.
Për fatin e keq nuk pata shansin të punoj në Shqipëri, pretendova të punoj por u shndërrua në biznes. Më pas fillova në Gjermani, ishte e vështirë por bleva klinikë private dhe tani jam e stabilizuar.
Në sensin që intervista e punës nuk kishte të bënte me punën por sa para do të jepja në këmbim. Unë ishta studente. Prindërit na kishin sponsorizuar për 6 vite dhe unë prandaj doja punë për të marrë para.”-tha Aurora Meta Dollenberg.

Më pas ajo tha se u largua drejt Gjermanisë ku është martuar me një burrë gjerman si dhe ka dy klinika private dhe pse fillimisht e pati të vështirë.
Ajo punon si mjeke në Hanover dhe thotë se rroga neto e një mjeku në Gjermani shkon 2300 euro, kurse ajo bruto nga 5000- 15000 euro.
850 mjekë shqiptarë ndodhen në Gjermani, por Meta Dollenberg shprehet se gjendja e ikjes së mjekëve nga Shqipëria nuk flet në favor të kësaj të fundit.

LEXO EDHE:  Vazhdon protesta/ Basha përkrah protestuesve gjatë gjithë natës

LEXO EDHE:  Protesta/ Policia nuk jep leje për të marshuar deri në mesnatë

“Në Gjermani ka 850 mjekë të regjistruar shqiptarë, numri është edhe më i lartë pasi mjekët vijnë çdo ditë. Siç kishte thënë kolegia në kronikë, 3 mijë është për Europën, 850 mjekë në Gjermani.
Unë jam pjesë e strukturës së Federatës dhe qëllimi ynë është që mjekët të fillojnë pa shumë komplikacione, jo për tia vjedhur Shqipërisë mjekët por për t’i lehtësuar në përkthim kriteret dhe për t’ia lehtësuar.
Shteti është i vetëdijshëm që mjekët duan një vlerësim profesional. Ne jemi me shpresën që mjekët që kanë ardhur të marrin ekperiencat e tyre në Gjermani dhe më pas të kthehen. Por duhet të krijohen kushte këtu. Fati im është në Gjermani është dhe me krijimin e familjes, kam bashkëshort gjerman, kam dy klinika aty, dhe të kthehem për një fat të pasigurt. Por shumë mjekë shqiptarë mund të kthehen, pasi ngrohtësinë dhe miqësinë e shqiptarëve nuk mund ta gjesh në Gjermani.  10% duan të kthehen në Shqipëri nga mjekët që kanë ikur në Gjermani.”-deklaroi mjekja shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e borës në vend/ARRSH informon mbi situatën e akseve rrugore

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar Rrugor ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore pas reshjeve të borës që kanë përfshirë disa zona të vendit.

Sipas ARRSH, po punohet për pastrimin e e akseve rrugore në akset:
– Korçë-Ersekë,
– Qafë Qarri,
– Boboshticë-Dardhë,
– Voskop-Voskopojë.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në km 8-12 të rrugës së Dardhës për shkak të lartësisë së madhe mbi nivelin e detit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen reshjet/ Juglindja mbulohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm juglindja e vendit është mbuluar nga bora.

Reshje të dendura janë regjistruar kryesisht në zonat malore dhe në fshatrat mbi 800 metër mbi niveli e detit.
Deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkulllimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në zonën e Librazhdit dëbora ka zbardhur malet Sopot, Polis-Vilan, Rrajcë-Bardhaj, Gurakuq dhe Shebenik./CNA.al

LEXO TE PLOTE