LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si SHBA-ja rrëzoi nga pushteti Sllobodan Millosheviçin në vitin 2000

6 Tetor 2019, 07:08, Blog CNA
Si SHBA-ja rrëzoi nga pushteti Sllobodan Millosheviçin në vitin

Nga Roger Cohen ?The New York Times?

26 nëntor 2000 – Pavarësisht imazheve tronditëse të parlamentit në flakë më 5 tetor, nuk

ishte kryeqyteti ai që e rrëzoi Millosheviçin. Përkundrazi, përmbysja e tij erdhi përmes një kryengritje të nisur në provinca, e nxitur kryesisht nga të rinjtë serbë, që vepronin përmes një lëvizje të quajtur Otpor (Rezistenca).

Provincat dhe të rinjtë u tubuan kundër në një masë të tillë, që amatorët e politikës dhe të apasionuarit pas konferencve të shtypit në kryeqytet, nuk mund të realizonin dot kurrë. E themeluar në Beograd më 10 tetor 1998, nga një gjysmë duzinë aktivistësh të mbijetuar nga protestat studentore të vitit 1996, Otpor zgjodhi një simbol provokues:një grusht bardh e zi, që evokonte imazhin komuniste të grushtit të kuq, aq të dashur për Millosheviçin dhe gruan e tij.

Otpor, një lëvizje politike dhe një klub shoqëror, ofroi shpresë. Anëtarësimi në të dukej në fillim një vendim i vështirë, pasi kishte të bënte me mposhtjen e frikës ndaj regjimita. Por pasi bëheshin pjesë e saj, të rinjve u dukej se lëvizja ishte e vetmja rrugëdalje.

I mbështetur nga një financim i gjerë nga Shtetet e Bashkuara, Otpor shfrytëzoi dëshpërimin e akumu të njerëzve gjatë viteve 1990. Përmes marshimeve dhe talljeve ndaj autoriteteve, guximit fizik dhe shkathtësisë mendore, Otpor, u shndërrua në lëvizjen të madhe, që ishte në bazën e revolucionit të fshehtë, që e ndryshoi në fakt Serbinë.

Parimet themeluese të Otpor ishin të drejtpërdrejta, të rafinuara, dhe shumë ndryshe nga agjitacioni i mëparshëm:rrëzojeni Millosheviçin, përndryshe asgjë nuk do të ndryshojë; përhapeni rezistencën në krahina; elektrizoni popullin duke dhënë shembuj individualë të guximit; aty ku është e mundur ironizoni pushtetarët, në mënyrë që të krijoni një mesazh bashkëkohor; shmangni hierarkinë, pasi regjimi do të komprometojë çdo lloj lideri.

?’Ideja ishte:Prisni një kokë të Otpor, dhe 15 koka të tjera do të shfaqeshin menjëherë?- thotë Jovan Ratkoviç, një anëtar i hershëm i lëvizjes. Drejtuesit kryesorë ishin Sllobodan Homen, që merrej me kontaktet ndërkombëtare; Sërgjan Popoviç, i cili menaxhonte ?burimet njerëzore?; Ivan Andriç, që merrej me parullat dhe ?marketingun?; dhe Pedrag Leçiç, që kishte në ngarkim logjistikën e materialeve të tubimit, e cila shpërndahej në rrugë klandestine.

Zemërimi për krimet serbe të luftës në Bosnjë ose Kosovë, nuk kishte të bënte fare me lëvizjen. Përkundrazi, movitimi kryesor ishte zhgënjimi i madh i një brezi të internetit, të dënuar nën rregjimin e Millosheviçit. ?Ne donim të ishim një vend normal, dhe të jemi në gjendje të rritim fëmijët tanë këtu?- shprehet Homen.

Që nga fillimi, drejtuesit e Otpor shmangën dhunën, pasi besonin se taktikar guerile do të ishin në favor të forcave të Millosheviçit. Ndërkohë, ata ishin më pak të sigurtë, se si të sulmonin dobësitë e tij. Sidoqoftë, nuk kaloi shumë kohë para se të gjenin një mori instruktorësh të gatshëm, dhe të mirë-financuar.

Ndihma amerikane për Otpor dhe 18 partitë që rrëzuan në fund Millosheviçin nga pushteti, është ende një temë shumë delikate. Por Pol B.Mekarthi, një zyrtar i ?National Endoëment for Democracy? me qendër në Uashington, është i gatshëm të na japë disa detaje.

Kur ai dhe kolegët e tij dëgjuan për herë të parë për Otpor, imazhi fashist i flamurit me grusht mbledhur, trembi disa prej tyre. Por gjërat shpejt ndryshuan. Ajo kishte një axhendë të qartë për rrëzimin e Millosheviçit, dhe shndërrimin e Serbisë në një shtet evropian ?normal?.

?Prandaj nga gushti i vitit 1999, drejt Otpor filluan të rrjedhin shuma të mëdha parash. Nga thuajse 3 milionë dollarët e shpenzuara nga grupi i tij në Serbi që nga shtatori 1998, Otpor ishte sigurisht përfituesi më i madh?- thotë Mekarthi.

Në një takim të qershorit 1998 në Berlin, Homen dëgjoi sekretaren amerikane të SHtetit, Medlin Ollbrajt të thoshte:?Ne duam rrëzimin e Millosheviçit nga pushteti, dhe dërgimin e tij në Hagë?, selia e gjykatës ndërkombëtare për krimet e luftës. Udhëheqësi i Otpor, do të takohej gjithashtu me Uilliam Montgomerin, ish-ambasadorin e SHBA-së Kroaci, në ambasadën amerikane në Budapest.

Vlen të theksohet se në atë kohë, Uashingtoni i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Beogradin. Sesa para u dhanë në total për rrëzimin nga pushteti të Millosheçit, nuk është e qartë. Por Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, thotë se 25 milionë dollarë ka dhënë vetëm këtë vit. Disa qindra mijëra dollarë, iu dhanë direkt Otpor për materialet e protestave, thotë Donald Presli, administrator i USAID.

Por drejtuesit e Otpor, thonë se morën shumë ndihma të tjera të fshehta, një çështje për të cilën në Uashington nuk ka asnjë koment. Në Institutin Ndërkombëtar Republikan, një grupim jo qeveritar në Uashington, një zyrtar i quajtur Daniel Kalingart thotë se është takuar 7-10 herë më udhëheqësit e Otpor në Hungari dhe Mal të Zi, duke filluar që nga tetori 1999.

Një pjesë e shumës prej 1.8 milionë dollarësh që instituti shpenzoi për Serbi vitin e kaluar, iu ?dhanë direkt Otpor-it?. Por ndihma tjetër amerikane, ishte po aq e rëndësishme sa edhe paratë. Organizata e Kalingart, organizoi një seminar në Hotel Hilton në Budapest në datat 31 mars-3 prill 2000.

Atje koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Robert Helvej, instruktoi më shumë se 20 udhëheqës të Otpor, mbi teknikat e rezistencës jo të dhunshme. Gjeni mënyra jo të dhunshme për të minuar autoritetin e Millosheviçit, sugjeroi Helvej. Shihni Mianmarin. Atje, Lidhja Kombëtare për Demokracinë e opozitës, përdori kapelen e një fermeri si simbolin e saj. Kështu të gjithë nisën të vendosin mbi kokë nga një kapele fermeri.

Regjimi u përpoq ta bënte të paligjshme mbajtjen e kësaj kapelej, por një masë e tillë provokoi edhe më shumë zemërim. E njëjta gjë do të ndodhte në Serbi me bluzat e Otpor, të stolisura me simbolin e grushtit të mbledhur dhe me ngjyrë bardh e zi./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga