Connect with Us

Ruçi “zemërmirë” me PD-LSI/ Miliona lekë shpërblim për deputetët që dogjën mandatet

Politikë

Ruçi “zemërmirë” me PD-LSI/ Miliona lekë shpërblim për deputetët që dogjën mandatet

Publikuar

-

Dy partitë kryesore opozitare LSI dhe PD vendosën që të dalin nga parlamenti dhe thuajse të gjithë deputetët lanë mandatet e tyre. Kjo shkaktoi një kaos në jetën parlamentare shqiptare duke krijuar një precedent që nuk ka ndodhur as në vende të tjera të Europës. Gjithsesi, duket se Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka vendosur që të tregohet “zemërmirë” me ta, duke ju shlyer detyrimet financiare menjëherë.

Në dokumentin e siguruar nga tirananews.al, mësohet se Kuvendi ka paguar rreth 220 milionë lekë të vjetër për pagesa ndaj deputetëve të opozitës të larguar. “Gjatë 8 mujorit, me kërkesë të Kuvendit dhe miratim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të ligjit nr.9061, date 8.5.2003 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097, date 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, ndryshuar me ligjin nr.8500 datë 10.6.2000“ dhe udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr.9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, është akorduar fondi 21.8 milion lekë, për dhënien e shpërblimit të menjëhershëm për deputetët dhe këshilltarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kanë dorezuar mandatin dhe dhënë dorëheqjen”, shkruhet në dokument./ Gazeta Tema

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Je tamam nga Vlora”/ Meta i kërkon zëdhënësit të betohet live

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka shpeguar mne detaje faktet, me të cilat ai pretendon se vërtetohet grushti i shtetit.

Dervishaj ngriti akuzat se mazhoranca ka tentuar të shtrembërojë faktet, ndërsa së bashku me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvoranin, bëri fajtor për emërimet në Gjykatën Kushtetuese edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha zëdhënësi.

Sapo përfundoi prezantimin, presidenti e ka detyruar vartësin e tij të betohet se do të thotë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Kush i dogji mandatet e opozitës dhe ku po shkon PD-ja?!

LEXO EDHE:  Kulluri “dush të ftohtë” Bashës/ Duhet të marrë valixhet, opozita më e çorientuar se kurrë

Pasi Bledar Dervishaj i dha fjalën, Kreu i Shtetit e përqafoi dhe i tha: “Je tamam nga Vlora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilltari i Metës zbardh prapaskenat/ Qeveria përdori Ministrinë e Drejtësisë për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Presidenca ka publikuar prova të reja të ndërhyrjes së qeverisë në Gjykatën Kushtetutese.

Në një komunikim live me mediat, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj akuzoi qeverinë se përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dërguar për botim në Fletoren Zyrtare një akt që nuk është i saj, duke shkelur ligjin.

 “KED dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit. Me këtë shkresë Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Sekretari i Përgjthshëm i dërgon shkresën e kryetarit të KED, Ministrisë së Drejtësisë. Brenda të njëjtës ditë Ministria, në ditë të shtunë, e merr aktin dhe ja përcjell Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Brenda të njëjtës ditë përderisa Kuvendi dhe Ministria e Drejtësia kishin dalë në punë del dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, e shtunë 9 nëntor, boton një vendim të KED që e kishte para dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë që në 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, botimi është një shkelje e rëndë e ligjit. Edhe KED kishte thënë ndryshe.

Këta funksionarë publik donin të shtrembëronin të gjithë faktet dhe provat me qëllimn që gjithë opinioni  publik vendas dhe ai ndërkombëtar që nuk thellohet në ligjet e brendshme të vendit tonë se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, më turp i madh nuk ka.Këshilli në 7 nëntor 2019 nuk vendosi as të shpallte ndonjë kandidat, as të konsideronte të zgjedhur dhe as të konsideronte se mekanizmi zhbllokues kishte funksionuar.

LEXO EDHE:  Fillon përplasja civile/ Salianji “dhëmbë për dhëmbë” me Ralf Gjonin

LEXO EDHE:  LSI përsërit votimin elektronik në Konventën Zgjedhore të LRI-së

Vendimmarrjen e presidentit nuk mund ta komentonte as Këshilli dhe as Kuvendi më pas. Ky botim do ti shërbente kuvendit dy ditë më vonë, më 11, për ta konsideruar zonjën e renditur e para si e vetëzgjedhur. Po kush e zgjodhi? Sektetari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshmëm i Kuvendit apo kryetari i KED? Asnjë prej këtyre organeve nuk ka kompetencë ta bëjë këtë.

Dvorani kishte deklaruar para anëtarëve të Venecias që vendimin për botim në Fletoren Zyrtare nuk e kishte dërguar ai. Pas konferencës së djeshme, Qendra e Botimeve Zyrtare na është përgjigjur që vendimi për tu botuar hna është dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe jo kreu i KED”,  tha Dervishi.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk ndal “luftën” ndaj Ramës/ “Do ta çoj deri në Bruksel”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në konferencë për mediat, ashtu siç paralajmëroi edhe zëdhënësi Tedi Blushi, për të shpeguar me fakte, atë që ata e quajnë grusht shteti.

Meta ka vendosur një monitor të madh prapa tij dhe paralajmëroi se një të tillë do ta vendosë edhe në Bruksel në gjuhën angleze, në mënyrë që ndërkombëtarët të informohen për shkeljet kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Më pas, Kreu i Shtetit ftoi këshilltarin e tij Bledar Dervishi që të shpjegojë me detaje “grushtin e shtetit”.

LEXO EDHE:  Persekutor të diktarurës në gjyqësor?/ PD sjell faktet

LEXO EDHE:  Persekutor të diktarurës në gjyqësor?/ PD sjell faktet

“Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. Kështu që mos të mbaj një fjalim tjetër, t’ju referohemi fakteve. Dhe po theksoj se z.Dervishi ka qenë përfaqësuesi i Presidentit të Republikës në çdo mbledhje të komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, theksoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE