LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma zgjedhore/ Astrit Patozi tregon ku bie dhe nuk bie dakort me Bashën

6 Tetor 2019, 16:34, Politikë CNA
Reforma zgjedhore/ Astrit Patozi tregon ku bie dhe nuk bie dakort me Bashën

Koordinatori  i Bindjes Demokratike , Astrit Patozi në një intervistë për TV Klan ka folur hapur se ku bie dakord dhe ndesh me Lulzim Bashën përsa i përket Reformës zgjedhore. Sipas Patozit, propozimi i opozitës për ngritjen e një strukture esktraparlamentare për Reformën zgjedhore, nuk synon zgjidhjen e krizës dhe aq më pak të ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

?S?është formulë e arsyeshme dhe Partia Demokratike ka pasur për qëllim të kalojë lumin sesa të propozojë diçka që ka përmbajtje, sepse  ti s?mundesh që pasi e ngre flamurin e sovranisitit vjen dhe  thua hajde ta zgjidhim bashkë dhe ata s?kanë arsye pse të bëhen palë, duhet ta zgjidhim ne?, shprehet Patozi.

Patozi bie dakord me Bashën se zgjedhjet e parakohshme, si dhe një reformë e thellë politike, mund të kthejnë vendin në rrugën e duhur. Vetëm nëse një gjë e tillë arrihet, atëherë mund të ketë mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike, për ndryshe Bindja nuk do të bëhet pjesë e farsës, është shprehur Patozi.

?Nëse ka një pazar qoftë edhe në distancë apo i panegociuar mes PD e PS, është për ruajtjen e sistemit. Kanë dhënë shenja që s?duan ta ndryshojnë se Qeveria është komforte dhe Basha mendon se mund të ushtrojë të njëjtat privilegje. Zgjidhja në Shqipëri janë zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë zgjedhore që nuk është vetëm ndryshim sistemi. Ne jemi gati t?i bashkohemi çdo aksioni opozitar që kërkon zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë kushtetuese ku përfshihet edhe reforma zgjedhore dhe nuk paragjykojmë askënd, në të kundërt  nuk bëhemi pjesë se i bie të jemi farsë politike?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga