Connect with Us

Protestat/ Shehu mesazh qytetarëve: Rruga e vetme drejt aspiratave perëndimore

Politikë

Protestat/ Shehu mesazh qytetarëve: Rruga e vetme drejt aspiratave perëndimore

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një reagim të tij në rrjetet sociale  i ka cilësuar protestat si mjet për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave që burojnë prej saj.

Ndërsa flet për protestat disa mujore të Hong Kongut duke i quajtur ato si frymëzim, Shehu u jep një mesazh qytetarëve shqiptar se tillë rezistencë e tillë duhet ndjekur edhe nga ata. Sipas ish-deputetit demokrat ky duhet të jetë një model  dhe e vetmja formë që na dërgon më shpejt drejt aspiratave perëndimore.

Postimi i Shehut:

Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezoje! Te luftosh per demokraci nuk eshte nje “shetitje” e lehte dhe e shkurter, por shume me e rende e tragjike eshte mungesa e saj, gje qe ne e kemi provuar qartesisht mbi “lekuren” tone.

Prandaj ajo lufte eshte nje “rrugetim” i detyrueshem per te gjithe ata qe aspirojne ne ate, qe besojne ne vlerat universale te saj, ne Demokracine e vertete, ate Perendimore. Dhe ne Hong Kong-un e larget prej muajsh nuk pushojne protestat e perpjekjet popullore pikerisht per aspiraten e tyre te madhe, ate te Demokracise se vertete.

LEXO EDHE:  Shënim/ Protestat e munguara dhe çfarë nuk na tha Luli

Pikerisht per kete Hong Kong-u frymezon e duhet te frymezojete te gjthe ata qe besojne e desherojne te jetojne vetem nen demokraci. Midis tyre pa dyshim jemi edhe ne shqiptaret, qe megjithese pjese e Perendimit, keto vite po dalim nga binaret e demokracise, sic ka ndodhur edhe vite a shekuj me pare ne historine tone kur dhuneshem u degdisem ne Perandorine Otomane apo ate Komuniste.

Prandaj ajo cfare po ndodh ne Hong Kong, ajo proteste e rezistence e forte, energjike, e zgjatur ne kohe, pa nderprerje, popullore, duhet e mund te jete jo vetem nje frymezim per ne, por dhe nje model qendrese e perpjekje per cfare aspirojme me shume, per Demokracine e Perendimin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ SHBA ultimatum Ramës: Transparenca thelbësore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me fondet e mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

Kim thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja pse dhurimi amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.”

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve viti i tepsisë?

LEXO EDHE:  Protestat/ Deputeti: Vendi ka nevojë për kryeministër, jo për “çingie”

Reagimi i Kim vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili më herët u shpreh se: “Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”/ Meta thirrje të forta kundër qeverisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje të forta në konferencën e sotme për shtyp.

Meta i kërkoi qytetarëve të mos dëgjojnë mazhorancën dhe të dalin në shesh më 2 mars, për të kërkuar llogari për të gjitha vjedhjet që i janë bërë.

Meta deklaroi se qeveritarët bëjnë falsifikime të rënda shtetërore, sipas tij, edhe në dijeni të Parlamentit. Ai ngriti akuzat se Parlamenti ka heshtur, pasi mendojnë se shqiptarët janë dorëzuar.

Kreu i Shtetit tregoi se do të dalë çdo ditë në konferenca shtypi, për të nxjerrë fakte, për atë që ai e quan grusht shteti.

“Këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Nuk i ftoj të vijnë për Presidentin, Presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. Unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim. Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptarë. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e Rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me Kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti. Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetët. Sepse disa burra do dilnin do thonin: “Ore po ku do e çojmë ne këtë vend”. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuq e zi”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je tamam nga Vlora”/ Meta i kërkon zëdhënësit të betohet live

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka shpeguar me detaje faktet, me të cilat ai pretendon se vërtetohet grushti i shtetit.

Dervishaj ngriti akuzat se mazhoranca ka tentuar të shtrembërojë faktet, ndërsa së bashku me kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, bëri fajtor për emërimet në Gjykatën Kushtetuese edhe Ministrinë e Drejtësisë.

“Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha zëdhënësi.

Sapo përfundoi prezantimin, presidenti e ka detyruar vartësin e tij të betohet se do të thotë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Faktet/ Lulzim Basha një vit pas diegies së mandateve

LEXO EDHE:  Luli do e rrëzojë Ramën me 16, më 13, apo e lëmë më 11?/ Plas humori në rrjet

Pasi Bledar Dervishaj i dha fjalën, Kreu i Shtetit e përqafoi dhe i tha: “Je tamam nga Vlora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE