Connect with Us

PD denoncon mashtrimin e qeverisë me pyjet/ Akuza të renda Ramës e Ballës

Denoncim

PD denoncon mashtrimin e qeverisë me pyjet/ Akuza të renda Ramës e Ballës

Publikuar

-

“Pushteti i korruptuar i Edi Ramës burgos fshatarët që marrin dy mushka dru për t’u ngrohur dhe trajton si të paprekshëm banditët e pyjeve. Masakra e pyjeve me leje shtetërore fakton se Edi Rama dhe Taulant Balla janë pjesë e kësaj lakmie shkatërruese antiligjore të Shqipërisë,” kumtoi sot Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate mediatike në përmbajtje të të cilës janë rezultatet e një inspektim 1 ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji
për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër.

“Përtej propagandës dhe fasadës që tregon Edi Rama, e vërteta tregon se pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd, Kolonjë, Dibër dhe Tiranë, siç është
rasti i zonës së Laknasit. Moratoriumi 10 vjeçar e ndalon prerjen e pyjeve për qëllime fitimi, që shkojnë përtej nevojës banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit, por kushdo që paguan rryshfet tek ky pushtet mund të presë pyjet e të bëjë tregti lirshëm brenda zonave të mbrojtura në rezervatet e Librazhdit, si në Malin e Polisit, Dardhë – Xhyrë, Shelegur-Germenj dhe kudo tjetër”, denoncon PD, në deklaratën e vet. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop”– Fier/ Inspektorët e AKU-së venë gjobë pa qenë prezente, drejtori ngre supet

Publikuar

-

Nga

“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i firmës “Agronom Geoponus”, Sami Aliaj, ka denoncuar një gjobë të marrë padrejtësisht nga Aku.Ai tregon, se shet tre produkte si pleh kimik për ushqyerjen e ullirit.Në datën 24 qershor në firmën e tij kanë shkuar tre inspektorë të Aku-së, në një ditë, kur subjekti ka qenë i mbyllur. Gjoba është vënë për mungesë të drejtuesit teknik dhe për mbajtjen e një pesticidi të palejuar në Shqipëri. Samiu shpjegon, se firma ka një drejtues teknik me kontratë 3-vjecare, ndërsa pesticidin e përdorte për tokat e tij.Nga pamjet filmike të biznesit të tij, nga tre inspektorët, që kanë firmosur në akt-konstatim, kanë qenë vetëm dy. Eduard Shenaj, edhe pse ka firmosur, nuk ka marrë pjesë në inspektim. Gjithashtu dhe ora e shënuar në proces-verbal ndryshon nga ora e pamjeve filmike.Në drejtorinë rajonale të AKU-së, drejtori thotë, se nuk ka informacion për mungesën e inspektorit dhe se atij i mjafton procesverbali.Edhe për cështjet e tjera drejtori thotë, se nuk mund të gjykojë, se nuk është kompetent.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Mamografia në ambulancën qendrore, prej 2 javësh jashtë funksionit

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Fiks Fare”, mbrëmjen e sotme, trajtoi problematikën e shumë grave dhe nënave të cilat u ankuan pranë redaksisë se nuk kishin mundur të bënin mamografinë në poliklinikën e Specialiteteve në Tiranë.

Thirrjes së ministres Manastirliu më datë 1 tetor ku ftonte të gjitha gratë të kryenin mamografinë, iu përgjigjen dhjetëra, por që nuk mund ta bënin ekzaminimin për shkak se pajisja nuk punonte.

Bashkëpunëtorët e “Fiksit” verifikuan ankesat , duke shkuar në ambientet e poliklinikës për të bërë një mamografi. Mjeku i tha bashkëpunëtores së “Fiksit” se pajisja ka dhënë difekt, dhe se mund të shkonte në spitalin Onkologjik për ta bërë.

Edhe në informacionin e poliklinikës “Fiksi” mori të njëjtën përgjigje, se pajisja nuk punonte.

Bashkëpunëtorët u kthyen përsëri në poliklinikë, në datën 16 tetor , ku gra në radhë , pohuan se prej dy javësh mamografia nuk ka punuar dhe se shpresonin të mbaronin punë, pasi prej ditësh vinin në poliklinikë.

Gazetarja e “Fiksit” iu drejtua Drejtoreshës së Poliklinikës për të marrë një përgjigje zyrtare nëse pajisja e mamografisë funksiononte dhe prej ta kohësh ky shërbim nuk ishte ofruar.

Fillimisht Drejtoresha pohoi se vetëm 4 ditë, përfshirë edhe të dielën mamografia nuk punonte, por që ishte zgjidhur. Gazetarët i kërkojnë të shohin regjistrin e pacientëve që kanë bërë mamografi nga data 1 tetor deri sot. Në regjistër nuk figuron asnjë pacient i regjistruar deri në datën 13. Laboranti shpesh herë shmanget duke thënë se ekziston një tjetër regjistër, por që asnjë regjistër tjetër nuk tregojnë.

Duke qenë se drejtoresha këmbënguli se tek radiologu regjistri është më i saktë, gazetarët e shoqëruan edhe në dhomën e radiologut, por që edhe në këtë regjistër, u gjetën vetëm 1 pacient në datë 1 dhe 1 në datë 2 pastaj të tjerët nisnin nga data 14. Pra Fiksi vërtetoi ankesën e grave të cilat nuk kishin mundur që prej 2 javësh të merrnin shërbimin e mamografisë edhe pse personeli i kësaj klinike u mundua ta fsheh një gjë të tillë.

Mamografia është ekzaminimi i gjirit që bëjnë gratë , për të diagnostikuar në kohë rastet ku rezultojnë me kancer. Kontrolli mjekësor mundëson parandalim e kurim në kohë. Në muajin tetor, si muaji i luftës ndaj kancerit të gjirit , mesazhet sensibilizuese në media por edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu janë të shumta, për të rritur ndërgjegjësimin te gratë, për kontrolle të vazhdueshme.

Por pikërisht në këtë muaj sensibilizime mamografia e një prej klinikave më të mëdha në Tiranë nuk e ofronte këtë shërbim./TCH/

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Përplasje mes bandave të PS në Durrës”/ Qëllohet me pistoletë drejtori i Hekurudhave

Publikuar

-

Nga

Kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka denoncuar një ngjarje të rëndë, e cila sipas tij ka ndodhur disa ditë më parë.

Sipas tij është qëlluar me pistoletë në drejtim të kryetarit të Këshillit bashkiak të Durrësit njëherësh dhe  drejtori i Hekurudhave, Ani Dyrmishi.

Xhaferri ka dhënë detajet rreth ngjarjes për “News 24”, ndërsa akuzon Policinë e Durrësit se e  ka mbajtur të fshehur.

“Kryetari i këshillit Bashkiak të qytetit dhe drejtori të hekurudhave në përplasjet mes bandave të PS me dhe pa pushtet është goditur me pistoletë. Policia e fsheh ngjarjen dhe me porosi të drejtori të policisë thuhet se policia është goditur në parking, por në të vërtetë kryetari i këshillit bashkiak që ka qenë në makinë.

Ka qenë në makinë dhe është goditur me pistoletë.Shkoni pyesin drejtorin e policisë së qarkut. E di i gjithë qytetin. Të gjithë gazetarët e dinë dhe ky është një fakt që vetëm policia e fsheh. Nuk është  e nevojshëm të pyesni se ku bazoheni ju, sepse nuk është një ngjarje e rastit, sepse po ndodhin përditë. Muaj më parë drejtorit të CEZ, Çelës iu vendos eksploziv në makinë, pra janë histori që ndodhin përditë dhe qyteti nuk administrohet.

Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e hënë në orën 12:30 të natës,  në lagjen numër katër të qytetit. Policia e ka pranua, por e ka fshehur. Ky është problemi, sepse drejtori i policisë i sapoardhur nuk ka ardhur për të vendosur rendin  në qytet, por ka ardhur për të negociuar  sherret e bandave të PS”, është shprehur Xhaferri pwr “News 24”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE