LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ shpall rezultatet paraprake/ LDK dhe VV rival për fitoren

6 Tetor 2019, 19:28, Kosova & Bota CNA
KQZ shpall rezultatet paraprake/ LDK dhe VV rival për fitoren

Pak më parë, vetëm pak kohë pas mbylljes së votimit, dy exit poll-e, publikuan shifra të paçertifikuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror, por të mbështetura nga sondazhet e kryera prej tyre nëpërmjet intervistimeve.

Sipas rezultateve të tyre fitues i zgjedhjeve dilte të ishte Lëvizja  Vetëvendosja, dhe në vend të dytë Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK).

Gjithsesi ky nuk ishte rezultati zyrtar, të cilin e ka raportuar pak më parë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Sipas kësaj të fundit, nga numërimi i 43% të votave, kryesuese e listës fituese është LDK  me 25.4% të votave, e pasuar nga VV me 23.4%, PDK 22.7%, AAK- PSD 13%, Lista Serbe 7.2%./CNA.al

Lajmet e fundit nga