Connect with Us

Drogë dhe municione luftarake të fshehura në pyll/ Arrestohen tre persona në Pukë

Kronika

Drogë dhe municione luftarake të fshehura në pyll/ Arrestohen tre persona në Pukë

Publikuar

-

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Pukës  pasi akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet  F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni i koduar “Arat”.
Operacioni për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen drogë, armë e municion luftarak.
Në pranga tre shtetas.
Procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.
Si dhe është proceduar penalisht shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.
Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmndur. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.

Mësohet se shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos.
Shqiptarët hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  “I marrë dhe injorant”/ Nuk përmbahet Petrit Vasili

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike/ Në pranga 5 persona

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe  në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.
Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të doumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Port, Durrës kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

LEXO EDHE:  Protesta e 13 majit paqësore, por ja pse e kallëzon policia Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Protesta e 13 majit paqësore, por ja pse e kallëzon policia Partinë Demokratike

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin ilegalisht marokenë/ Arrestohet një burrë e një grua në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
• V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

LEXO EDHE:  Ardi Veliu në krye të Policisë së Shtetit/ Zbulohen shkeljet ligjore në emërimin e tij

LEXO EDHE:  Ardi Veliu në krye të Policisë së Shtetit/ Zbulohen shkeljet ligjore në emërimin e tij

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE