LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donin të kalonin ilegalisht kufirin/ Arrestohen dy turq në Sarandë

6 Tetor 2019, 12:44, Kronika CNA
Donin të kalonin ilegalisht kufirin/ Arrestohen dy turq në

Dy shtetas turq janë arrestuar gjatë ditës së sotme në portin e Sarandës, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale N.I., 31-vjeç ishte fshehur në anije me dokumenta të falsifikuara, ndërsa shtetasi E.A., 40-vjeç, ishte drejtuesi i anijes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas turq:

N.I., 31 vjeç, banues në Bodrum,Turqi.

E.A., 40 vjeç, banues në Bodrum, Turqi.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimit pranë Komisariatit Sarandë, pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, si dhe pas kontrollit të ushtruar në anijen e ankoruar në Portin e Sarandës me kapiten shtetasin E.A, ka rezultuar se është gjetur i fshehur brenda këtij mjeti lundrues shtetasi N.I, ku pas kontrollit personal këtij të fundit i janë gjetur dokumenta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit N.I për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave? dhe ?Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror?, si dhe në ngarkim të shtetasit E.A për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?./CNA.al

Lajmet e fundit nga