Connect with Us

Aksidenti në Elbasan/ Rritet bilanci i viktimave

Kronika

Aksidenti në Elbasan/ Rritet bilanci i viktimave

Publikuar

-

Rritet bilanci i viktimave nga  aksidenti i mbrëmjes së sotme në Selitë të Elbasanit. Burime të CNA.al bëjnë me dije se një tjetër person ka humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve, ndërkohë që dy persona të tjerë janë të plagosur.

Viktimat e aksidentit tragjik janë Agron Shermalli, 48 vjeç dhe Agim Mençi, 50 vjeç.

LEXO EDHE:  Flet shefi i kirurgjisë në Elbasan/Ju tregoj ç’ndodhi me 18-vjeçaren që humbi jetën

Mësohet se një prej viktimave ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Policia ndodhet në vendngjarje për hetime të mëtejshme, ndërkaq ende nuk dihet gjendja shëndetsore e dy të plagosurve apo identiteti i tyre./ CNA.al

Aksident i rëndë/ Humb jetën një person, 2 të plagosur

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Pas historisë drithëruese të transmetuar nga media italiane  “Le Iene” , për një  11-vjeçar shqiptar, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, i kontaktuar nga Abc News, i ati i të miturit i rënduar emocionalisht tregon se situate ka precipituar orët e fundit.

Afrim Berisha, është shprehur se ka humbur gjurmët e të birit dhe se Alvin nuk ndodhet më në kampin e “Al Holit”. Berisha tregon se  kontaktin e fundit me të e ka patur në 25 shtator dhe se kishte mësuar se i biri ndodhej i vetëm në kamp në sektorin e fëmijëve jetim.

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të reja/ Ja kush janë viktimat e aksidentit në Elbasan

LEXO EDHE:  Drejtuesi i dehur përplas makinën, dy të plagosur

I trembur për sigurinë e Alvin, Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Berisha është shprehur  se që pas publikimit të ngjarjes në media, atij iu premtua ndihmë për ta tërhequr të birin nga Siria së bashku me antarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Krimi nuk njeh gjini”/ EUROPOL hap fushatën për kapjen e femrave kriminele

Publikuar

-

Nga

Agjencia europiane e Policisë së Antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të reja/ Ja kush janë viktimat e aksidentit në Elbasan

LEXO EDHE:  Foto/ Reperi i njohur shqiptar përfshihet në një aksident të rëndë rrugor

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, tha zëdhënësja e Europolit, Tine Hollevoet, raportojnë mediat.

Angelina Sacjuka, vrau një grua
Kristi Amberg, trafikante droge, Estoni
Adilet Shakirgazieva, grabitëse
Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza
Jessica Edosomwan, drejton nje rrjet prostitucioni ne France
Iveta Tancosova, tutore prostitutash
Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi
Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese me prona
Ildiko Enderle, tutore prostitutash
Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh
LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sauk – Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin. Si pasojë e përplasjes  kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

LEXO EDHE:  Zbardhen detaje të reja/ Ja kush janë viktimat e aksidentit në Elbasan

LEXO EDHE:  Drejtuesi i dehur përplas makinën, dy të plagosur

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni paraprak i Policisë:

Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Në aksident janë përfshirë dy automjete sipas informacioni paraprak janë dy të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin e Traunës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE