Connect with Us

VOA: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë

Politikë

VOA: Qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për presione mbi drejtësinë

Publikuar

-

Qeveria dhe opozita në Tiranë u përfshinë edhe sot në një tjetër debat mbi drejtësinë, këtë rradhë jo për ecurinë e reformës në sistemin gjyqësor, por për presione të drejtpërdrejta ndaj saj.

Shkak për këtë u bë ndjekja nga afër brenda në sallën e gjyqit prej zv.kryeministrit Erjon Braçe të një procesi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Zoti Braçe tha se mori pjesë “në një seancë të hapur gjyqësore ndaj një punonjësi të shtetit, të cilit po i bëhet prej një muaji presion kriminal për të ligjëruar ndërtime të parregullta në këmbim të një dënimi për akuza të paqena”.

Ai më tej hyri në një mori detajesh të procesit gjyqësor, duke përsëritur shpesh se prokurori gënjeu gjykatën, dhe duke ekspozuar vazhdimisht dokumenta nga dosja gjyqësore.

Opozita reagoi menjëherë ndaj komenteve të zv.kryeministrit në konferencë shtypi dhe vajtjes së tij personalisht në sallën e gjyqit, duke i quajtur si presione të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Dje dhe sot, Erjon Braçe dhe Edi Rama i bënë presion drejtësisë në sallën e gjyqit për të mbrojtur një zyrtar të emëruar nga vetë ata dhe që akuzohet për shpërdorim detyre nga një prokuror, që “është në shërbim të bandave të Durrësit”, sipas tyre. Kryeministri duhej të kërkonte arrestimin e prokurorit, që i shërben bandave, si dhe nxjerrjen para drejtësisë të këtyre bandave, të cilat ai i njihka, por nuk ua përmend emrin” – tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

LEXO EDHE:  Shtatë të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Politikani opozitar theksoi se pjesëmarrja e paprecedente e një zëvendëskryeministri në një seance gjyqësore dhe shantazhi publik ndaj gjyqësorit nuk i shërben ligjit, të vërtetës, e as drejtësisë.

Socialistët dhe opozita po zhvillojnë prej më se 3 vjetësh një debat të ashpër mbi reformimin e sistemit gjyqësor, duke shkëmbyer akuza për kapjen e gjykatave dhe prokurorive me emërimin e përkrahësve të tyre.

Ndërsa tani debati i tyre po zbret në sallat e gjyqeve konkrete me dosje dhe akuza konkrete, dhe jo më në gjykata periferike për cështje të vogla, por në gjykatat e qyteteve më të mëdha të vendit dhe për çështje me rëndësi, mes të cilave edhe dosjet e pronave dhe ndërtimeve, ku përdoren miliona euro./VOA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fotolajm- Tërmeti “shkund” sofrën në Tepelenë/ Kryeministri ngre dolli me dhallë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tepelenë ku ka inspektuar nga afër punimet për Bypass-in e Tepelenës.

Rama është shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.

Nuk ka munguar as një drekë e kryeministrit me Tërmetin në Tepelenë ku ka “plasur” dollia me dhallë.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të shkrepur gjatë drekës ndërsa e ka shoqëruar me dialogun mes Ramës dhe Peccit, pa kursyer ironinë.
“Tërmeti: Po ç’bëenet andej nga kasabaja e komandant?! Si venë ato halle?! Si të shkojnë punët?!!!
Komandanti: Lëre kasabane o Tërmet, se e bëj tërbjet vet, po ti shiko na mbush ndonje bardhak me dhallë, se po nxeh dielli si saç…
Edhe baxhoxhiu, i qenka përshtatur koloritit të mysafireve, me bluzë të bardhë e bardhak me dhallë.
Jemi mirë, jemi mirë….”, shkruan Hoxha bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Publikuar

-

Nga

Edhe stërgjyshërit tanë iu bindën maskës/ Panariti: Më mirë të bezdisesh se të intubohesh

Shtimi i rasteve me Covid-19, në pamundësi të mbylljes ka nxitur thirrjet për vetëmbrojte. I radhës është Edmond Panariti, i cili gjen me vend t’u kujtojë qytetarëve se maska është mjeti më i mirë mbrojtës që kemi ndaj koronavirusit, dhe nuk ngurron të nxjerrë foto të vitit 1918 atëherë kur bota jetoi për dy vite me pandeminë e gripit spanjoll.

“Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë, sesa tmerrin e tubave të oksigjenimit! Edhe para më shumë se 100 vitesh, në vitin 1918 ashtu si edhe sot, ishte i nxehtë debati për mbajtjen e maskave për të parandaluar infektimin nga pandemia e gripit spanjoll”, shkruan Panariti.

LEXO EDHE:  Berisha: Qeveria fsheh vrasesin e gjykatesit Skerdilajd Konomi

LEXO EDHE:  Shtatë të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Ish-ministri i Bujqësisë, bën edhe apelin therës:

“Por nga fotot dhe fletpalosja, duket se stërgjyshërit tanë ishin më të ndërgjegjshëm dhe seriozë se shumica prej nesh sot. Më mirë duro bezdinë e frymëmarrjes me maskë se sa mbytjen nga asfiksia pulmonare e covidit bashkë me tmerrin e intubimit për tu oksigjenuar”.

Foto e sjellë në vëmendje nga Panariti

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon Bashkinë e Tiranës se ka pranuar në një kopësht publik fëmijët e një punonjësi të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, i cili rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

“Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranojë sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan Zhupa.

LEXO EDHE:  Akuza e Çamëve/ Rama na vodhi dy mandate

LEXO EDHE:  Dekretimi i ministrave të rinj/ Nis seanca e jashtëzakonshme parlamentare

Më tej, ajo i bën thirrje drejtueses së institucionit dhe çdo kopështi apo çerdhje të mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19.

“Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.”-përfundon postimin Ina Zhupa.

LEXO TE PLOTE