LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të vriste me levë të atin/ Arrestohet 35-vjeçari

5 Tetor 2019, 11:21, Kronika CNA
Tentoi të vriste me levë të atin/ Arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka arritur të ndalohet në kohë nga policia pasi tentoi të vriste babain e tij të verbër. Ngjarja ka ndodhur në Rrashbull, Durrës. Shtetasi S.Z., i cili mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë dhe levë hekuri të atin, S.Z., 66 vjeç.

Fatmirësisht, situata është parandaluar në kohë falë telefonatës së të motrës së 35-vjeçarit, e cila njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë. 35 vjeçari është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ?Dhunë në familje?.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka kanosur për të vrarë babain e tij të verbër. Falë telefonatës së motrës në numrin 112 dhe reagimit në kohë të policisë është parandaluar ngjarja e rëndë në familje.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka mbërritur telefonata nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë  të atin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuara menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë  për ta vrarë.

Policia ka negociuar me shtetasin S.Z., që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ?Dhunë në familje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga