Connect with Us

Tensione mes banorëve dhe policisë/ Dy grave iu bie të fikët në protestë

Sociale

Tensione mes banorëve dhe policisë/ Dy grave iu bie të fikët në protestë

Publikuar

-

Banorët e Laknasit kanë dalë sot në një protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një thertorje të madhe.

Firma private e cila pretendon se ka marrë lejen e ndërtimit nga ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, prej disa kohësh kërkon që të presë pyllin e mbjellur nga banorët në zonën e quajtur “Plepat e Brukës”, në Laknas të bashkisë së Kamzës.

Por ka hasur në kundërshtimin e banorëve të cilët ditën e sotme kanë dalë në rrugë dhe me hunj e kallama në duar të shoqëruar nga fëmijët e tyre bëjnë thirrje se askush nuk do të lejohet të shkatërrojnë pyllin që ata e kanë mbjellur vetë.

Protesta është shoqëruar në disa raste edhe me momente tensioni mes policisë dhe banorëve.

Ndërkohë, dy persona kanë humbur ndjenjat gjatë protestës.

Kanë qenë një grua e moshuar dhe një vajzë që kanë humbur ndjenjat në përplasjen e tyre me policinë.

Kanë qënë banorët ata që u kanë dhënë ndihmë personave në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk ka ambulancë.

Banorët shprehen se në token që e kanë mbjellur vetë me pemë dhe nuk do të lejojnë që të ndërtohet stallë derrash. / CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Faroni” i piramidës së panairit të librit

Publikuar

-

Nga Alfons Zeneli

Në një stendë tek Panairi i Librit, ka dy grumbullime. Nga njëri krah nën shoqërinë e një numuri modest miqsh, një poet,romancier, studiues, eseist dhe përkthyes i jashtëzakonshëm promovon romanin e fundit. Ngjitur me të është dhe një shkrimtar tjetër brilant. Të dy kavërdisen me të njëjtën audiencë. Në krahun tjetër të së njëjtës stendë, një poliedrik butaforik i pompuar me delir nga politikanë injorantë e servilë të etur për ekran dhe i grimuar nga parukierët e sektit të opinionmakers-ave hedh autografe papushim me shpejtësinë e krahut të një makine qepëse. Rreth e rrotull mizëri njerëzish që presin radhën për foto dhe autograf nga poliedriku tamam si beduinë me enë në duar që presin radhën për të mbushur ujë pranë oazeve. Kudo ka plot botime serioze ku ndrit mendimi i të mëdhenjve të letërsisë, historisë e studimeve kombëtare dhe botërore por sa më serioz të jetë libri aq më pak njerëz i afrohen e ia hedhin sytë. Rrallë e tek ndonjë. Afrohen me hapa të ngadaltë e të matur vetëm pasi ia shohin mirë e mirë kopertinën, citatet e shkruara për të dhe çmimin plot mëdyshje. Tamam sikur i afrohen skajit të ndonjë gremine.
Në Shqipëri ka me qindra shkrimtarë të lindur dhe personalitete të letrave e të mendimit që nuk kanë mundësi financiare, që nuk kanë suporte miqsh, tarafesh e klanesh dhe ekrane televizionesh për t’ua dhënë lexuesve dijen dhe dritën shpirtërore. Janë talente e shpirtëra të cilëve fati ju kanë vënë mungesë. Diku mes trafikut të dendur të zulmësisë autografdashëse, nëpër kalimet e ngushta midis stendave dalloj Xhevahir Spahiun me flokët e shkujdesur e të ngritur përpjetë si fije klithmash të bardha. Më kujtohet kur para ca vitesh takova mikun tim lirikun erotik, të madhin Pano Taçi të veshur keq që sillej nëpër Panair si një masë leckash të gjalla me sytë që i ndrinin sa gjithë dritat e panairit të mara sëbashku.
Ndërkohë, një punëtor me karrocë sjell njëherazi dy arka bananesh të mbushura jo me banane por plot me kopje të tjera nga të librit me kujtime të poliedrikut. Pasi arkat e mëparshme ishin ishin shitur. Jashtë, tek hyrja, trafiku i njerëzve pati një ngërrç. Një tjetër punëtor po ngarkonte një nga ato kamionçinat e vogla të transportit me arka. Thanë që ishin shitur me prenotim dhe po dërgoheshin me urgjencë në destinacion. Mbase kanë qënë dhe me autografe të nënshkruar paraprakisht. Autografi nuk ndikonte në çmim. Ishte libër me receta, pëshpëritej gjithandej. Nuk është e lehtë të mësosh të gatuash. Pa një stomak të kënaqur nuk ka mendime të hajrit. Nëpër stomak kalon dashuria e jo më mendja Qindra palë sy lëpinin ambalzhin e arkave dhe bagazhin e kamionçinës më fatlume në botë që nuk ngopej me arka. Kjo ishte atmosfera, ky ishte ”Faraoni” që zotëronte ajrin brenda Piramidës së Panairit të Librit.
Më ra në sy e m’u kujtua se destinimi fillestar i këtij lloji arkash është transporti i bananeve. Jo se bananet kanë ndonjë simbolikë të caktuar, jo se ato janë ushqimi nr.1 në menunë e majmunëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

21 nëntori, Dita Botërore e Televizionit por dhe e Euronews Albania

Publikuar

-

Gjithçka që na rrethon, varet nga këndvështrimi.

Ky është mesazhi që po përcillet këto ditë nëpër portale dhe rrjete sociale, prej fushatës qëpo paralajmëron startimin e një logoje të re televizive, të të shumëpriturit Euronews Albania. Ekrani ku do të pasqyrohen, si asnjëherë më parë në Shqipëri, të gjitha zërat e të gjitha pikëpamjet, në të gjitha fushat e jetës, nga politika, tek mjekësia e mjedisi.

Si e shohin shqiptarët presidentin Macron? Si ambicioz apo kapriçoz? Çfarë përfaqëson Rama e Basha për shqiptarët? Shpresën apo dështimin? Vizion apo iluzion përfaqëson fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti? Mjekësia? Korrupsion apo etikë? Si pra qëndron e vërteta e një ngjarjeje, personazhi apo fenomeni? Ndryshe nga sa mund të ndodhë në media të tjera, përgjigjen kësaj pyetjeje nuk ia japin gazetarët, as analistët dhe as drejtuesit, por vet publiku. Dhe misioni i Euronews-it është pikërisht t’i ofrojë audiencës të gjitha këndvështrimet e mundshme, informacion të pasur, që e pasqyron realitetin në 360 gradë, fakte të sakta, por mbi të gjitha, argumente nga të gjitha palët e përfshira.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës dhe antimitingu i Veliajt dhe Ramës

Kanali më i ri televiziv në Shqipëri do të ndezë sinjalin në një ditë shumë domethënëse. Në datë 21 nëntor, në Ditën Botërore të Televizionit, në ditën kur më shumë se kurrë reflektohet për misionin e madh që duhet të ketë një televizion, për të përcjellë tek njerëzit gjithë mendimet, gjithë këndvështrimet që u përkasin atyre dhe vetëm atyre. Dhe Euronews Albania, do ta përcjellë në shqip këtë mision, për të gjithë shqiptarët, kudo ata janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi. Duke nisur nga data 21 nëntor, në kanalin 21, në orën 07.00.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nuk bënte pjesë në listën e PMB-ve të lejuara/ AKU kthen në Gjermani 800 litra Produkt

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se “Trau” i asnjë Pike Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes së bimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në piken e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar​ 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestën e opozitës/ 12 efektivë të lënduar në Spitalin e Traumës

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) ​të bllokohej me qëllim kthimin ​në vendin e origjinës.

LEXO TE PLOTE