Connect with Us

“Reforma zgjedhore element i rëndësishëm”/ Basha: S’ka BE duke gënjyer, koha e show-t ka mbaruar

Politikë

“Reforma zgjedhore element i rëndësishëm”/ Basha: S’ka BE duke gënjyer, koha e show-t ka mbaruar

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, është shprehur se beteja e opozitës së bashkuar është rikthimi i legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas Bashës, reforma zgjedhore është një element tepër i rëndësishëm dhe se 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyes për daljen nga kriza.

Protestat janë mjet për të arritur një qëllim dhe qëllimi që ne kemi është është t’u shërbejmë njerëzve, t’u shërbejmë qytetarëve për ta nxjerrë vendin nga kriza. Nxjerrja e vendit nga kriza do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura në një ditë me zgjedhjet legjitime  vendore, në kushte që garantojnë lirinë e votës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk kanë qenë funksionale për një kohë të gjatë. PD-ja ka insistuar shpesh ti sjell ato në funksion sepse pa to Edi Rama është drejtësia vetë.Fatkeqësisht opozita nuk ka asgjë në dorë. Ne e kemi thënë prej kohësh se Reforma në Drejtësi është kapur nga qeveria.

Përsa i përketë tryezës së OSBE-së, ne ishim të vetmit që shkuam në këtë tryezë të parapërgatitur me një plan. Reformë zjedhore do të thotë disa ndryshime në ligj dhe vullnet politik për të bërë gjithçka që palët bien dakord. Në këtë kuadër është shumë e rëndësishme që ashtu sikurse ne kemi shprehur një vullnet politik, këtë gjë ta bëjë edhe pala tjetër politik. Nuk mund të hapin negociatat dhe nuk mund të shkojmë në BE duke gënjyer.

Shqipëria ka dështuar të hapi negociatat, por ne nuk mund të mbetemi peng e një njeriu. Partia demokratike nuk kërkon asgjë për veten e saj dhe aleatët e bashkuar. Të gjitha kërkesat tona janë për t’iu shëbyer qytetarëve shqiptar. Sa i përketë Reformës Zgjedhore apo edhe kërkesave të opozitës, asgjë nuk është për ne. Rama nuk është i gatëshëm të zgjidh krizën, por është i gatshëm për show dhe kjo kohë ka mbaruar. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi edhe për zgjedhjet dhe kriminelët që solli në pushtet.”, është shprehur Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kurrë s’është vonë të kërkojmë ndjesë për mëkatet”/ Basha kërkon liri nga Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është bashkuar mbrëmjen e sotme në konkursin për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci që po zhvillohet te Teatri Kombëtar, 29 vjet nga shembja e bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Basha kujtoi se si studentët rrëzuan bustin dhe dhanë shpresë për të ardhmen. Sipas liderit të demokratëve, ata i treguan një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i kanë katandisur dhe dinë t’i bëjnë frerë babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi.

Kryedemokrati tha se kurrë nuk është vonë të kërkojmë falje dhe të pendohemi për mëkatet, ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë lirinë.

“Kurrë nuk është vonë të kërkojmë ndjesë e të pendohemi për mëkatet tona personale, për mëkatet tona kombëtare, t’i kërkojmë zotit të na japë forcë, t’i tejkalojmë e së bashku si një komb, të përqafojmë edhe ne atë destin (fat) që perëndia na e ka dhënë para syve dhe na ka rrënjosur shpirtin tonë, destinin e vetëm të Shqipërisë, e qytetarëve, të Shqipërisë si gjithë Europa, të Shqipërisë së artit, të Shqipërisë së kulturës. Zoti ju bekoftë ju qëndrestarë kurajozë që rrëzuat diktaturën, bashkë ta ndezim flakën e shpresës për çdo shqiptar dhe në këtë natë të ftohtë të 20 shkrutit 2020 le të betohemi së bashku se shpritrat tanë, forca jona, mendjet tona dhe trupat tanë do jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të siguriojë liri dhe dinjitet, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Merreni dhe jepini recetën e duhur”/ Studentët e Mjekësisë i prishin fjalimin e Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri, Edi Rama, është i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Por ndërkohë që Rama mbante fjalim, një prej studentëve ka ndërhyrë nga salla duke i kujtuar kushtet e vështira dhe largimin në Gjermani të mjekëve.

“Dua të vë në pah faktin që ata që dalin sot nga universiteti, sikundër plotë kolegë të tyre që janë në Shqipëri, të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe një bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit të njëjtë me shumën që do të mbanin në Gjermani, pasi të paguanin edhe taksat atje. Por nuk është vetëm kaq, sepse ministrja do t’iu thotë që ne po përgatisim disa masa mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut”, tha Rama.

Ndërkaq, këtu u dëgjua nga salla teksa një student me nota ironie i drejtohej Kryeministrit  “Duam bileta për arratisje”.

LEXO EDHE:  Pas dështimit në Korçë/ Basha i vërsulet Devollit 

LEXO EDHE:  Ish-kandidati i Bashës: Si ta lexojë Luli fitoren e Orban

Teksa regjia e ERTV uli audion që të mos dëgjoheshin thirrjet e studentit në ekran, Rama iu kundërpërgjigj :“Jepjani recetën atij! Djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD i del në mbrojtje Metës/ Çmontoi tentativën kriminale të Ramës për kapjen e Kushtetueses

Publikuar

-

Nga

Pas publikimit të fakteve të reja nga presidenti Ilir Meta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se dokumentet e bëra publike janë tronditëse dhe se Qeveria, parlamenti, KED janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetueses.

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin,  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

LEXO EDHE:  Tenderi i Bashës për listat dhe përgjegjësinë e humbjes në PD

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi e thotë copë/ Nuk duam pushtet për Bashën e Kryemadhin

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë.  Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”, shkruan Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE