Connect with Us

Përfituan shuma të mëdha parash me tender fiktiv/ Jepet masa e sigurisë për katër ish-zyrtarët  

Kronika

Përfituan shuma të mëdha parash me tender fiktiv/ Jepet masa e sigurisë për katër ish-zyrtarët  

Publikuar

-

Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka dhënë masat e arrestit me burg, për zyrtarin dhe ish zyrtarin e Shërbimit Spitalor të Tepelenës, të cilët u arrestuan disa ditë më parë, pasi akuzohen se kanë përfituar shumë të mëdha parash me tendera fiktiv.

Ndërsa për dy ish-zyrtarët e tjerë është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ata akuzohen se në vitin 2017, kanë dhënë një tender fiktiv për pajisjen me leje mjedisore të spitalit të spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt, duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

Mësohet se në burg kanë mbetur Gëzim Allkushi, ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës dhe Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës.

LEXO EDHE:  Jepet me konçension rruga e kombit/Ja kompania fituese

Ndërsa masa “arrest shtëpie”, është dhënë për Aleksandra Kada, juriste aktuale e Burgut te Bençes dhe ish juriste në Spitalin e Tepelenës dhe Jonida Sako ish specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.

Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit te Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore duke përvetësuar 800 mijë lek te rinj./ CNA.al

Përfituan shuma të mëdha parash me tender fiktiv/ Prangosen katër ish-zyrtarë

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Transportonin ilegalisht marokenë/ Arrestohet një burrë e një grua në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
• V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

LEXO EDHE:  Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjata: Ka prapavijë politike

LEXO EDHE:  Masakra e trefishtë në Mat/ Gjykata jep vendimin për autorin

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin “Opinion” të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip “Fuoristradë” të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

LEXO EDHE:  “Shqiponja”/Blushi revoltohet ndaj Greqisë: Racistë!

LEXO EDHE:  Jepet vendimi/ Arrest me burg për avokatin mashtrues

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata e liron, policia e mban peng

LEXO EDHE:  Vrasja e Nelgert Patës/ "Arrest me burg" për të plagosurin Ari Alinani

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE