Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Mbroni Cesarin nga bamirësit

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Mbroni Cesarin nga bamirësit

Publikuar

-

Kur në shekullin e parë para Krishtit, Roma nisi të kercenoje nga destabiliteti social, Jul Cesari mblodhi senatoret dhe u tha: “Kapni lopatat qe te shpetoni Romen”.

Ne ate kohe republika Romake ishte shnderruar ne nje oligarki te mirefillte, ku e gjithe pasuria ishte perqendruar ne duart e nje elite te ngushte brenda senatit.

Per shkak te rritjes ekstreme te pabarazise, qytetaret e zakonshem dhe sklleverit nisen te refuzonin punen duke minuar sistemin qe mbante ne kembe te gjithe ekonomine dhe makinerine e rende ushtarake te Romes.

Per kete arsye Jul Cesari nisi te ndermerrte nje sere reformash te rendesishme sociale per te rishperndare pasurine. Paralelisht filloi te detyronte senatoret qe te ndalnin ekspozimin e pasurise ndaj qytetareve te varfer dhe te silleshin si ata. Por ne vend te solidaritetit me te varfrit, oligarket i ngulen thiken Cesarit. E madje u shpallen dhe heronjte qe shpetuan Republiken.

LEXO EDHE:  Lotaria Amerikane si “bingo” kundër Ramës

Sistemi ekonomik i Shqiperise sot ngjan shume me Romen e para 2 mije vjeteve. Regjimi fiskal rishperndan pasuri nga poshte lart duke mbledhur para nga te varfrit per t’ja u dhene te pasurve. Tokat dhe asetet publike pervetesohen nga nje grusht njerezish.

Me nje ndryshim te vogel. Ne Rome elita oligarke ishte ajo e senatoreve te veshur me togat e bardha, te cilet miratonin ligje per te pasuruar veten. Ne Shqiperi, oligarket nuk mbajne pushtet formalisht, por i diktojne politikat me menyra te tjera. Permes bamiresise.

Koha kalon, por historia perseritet. Ndaj mbroni Cesarin nga bamiresit sa te pefundoje reforma e fondit vullnetar te solidaritetit

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  Vullneti politik duhet konvertuar në investime

LEXO EDHE:  Vullneti politik duhet konvertuar në investime

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

Publikuar

-

Nga

Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. Edhe pse kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘betohet’ për një rritje të ekonomisë së vendit, duket se financat kanë marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga ndërkombëtarët.

Pas Bankës Botërore, ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shprehur pesimist në lidhje me rritjen e ekonomisë shqiptare. Në raportin e tyre për vitin 2019 të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”, FMN-ja, pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë. Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

LEXO EDHE:  Meta në konferencën e BSH/ Ekonomia ka rënie, problem sundimi i ligjit

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Vazhdimësia e reformave, thelbësore për perforcimin e rritjes ekonomike 

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Nobel-i” në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër varfërisë globale

Publikuar

-

Nga

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi i Nobelit në ekonomi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.

Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin për këtë fushë, transmeton VOA.

Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.

LEXO EDHE:  Vullneti politik duhet konvertuar në investime

LEXO EDHE:  “O karagjoz, do ju marrë djalli”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Ramës

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende”, thanë anëtarët e akademisë.

Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.

LEXO TE PLOTE