LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nëse nuk reflektojnë do të ketë përshkallëzime”/ Paralajmëron Luçiano Boçi

5 Tetor 2019, 19:17, Politikë CNA
“Nëse nuk reflektojnë do të ketë

?Në rast se mazhoranca nuk reflekton, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës dhe nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime.? Kështu u shpreh ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në RTV Ora.

?Një krizë politike në një demokraci  funksionale zgjidhet përmes zgjedhjeve të reja politike. Zgjedhjet politike nuk kushtëzohen nga data fikse si kërkon ta interpetojë Rama, vite fikse apo kohëzgjatje fikse, por varen nga respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nga grisja e kontratës me qytetarët, matet nga suksesi dhe dështimi i një qeverisje. Meqenëse qeverisja ka dështuar në të gjitha planet e saj, kjo do të thotë që patjetër kërkohet një zgjidhje politike.Zgjedhjet nuk janë blasfemi as mallkimi i demokracisë por janë bekim i demokracisë. Zgjedhjet janë çelësi i artë i zgjidhjes së krizave të vazhdueshme.Platforma e PD këtë synon.

Opozita nuk synon vetëm një rrugëdalje. Ne nuk e kemi dorëzuar protestën si opsion, mbetet aty. Dhe në rast se mazhoranca nuk reflekton dëshirën e qytetarëve, nuk ka vullnet për zgjidhjen e krizës, nuk respekton kushtet e faktorit ndërkombëtar atëherë dhe mënyra e reagimit të opozitës do të njohë përshkallëzime.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga