LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në zgjedhje me Ramën kryeministër”/ Basha “përgënjeshtron” Kryemadhin: Intervistat gazetareske s’kanë të bëjnë me qëndrimin politik

5 Tetor 2019, 16:31, Politikë CNA
“Në zgjedhje me Ramën kryeministër”/ Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha u pyet në lidhje me deklaratat e kretares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka përsëritur vazhdimisht se është e gatshme të shkojë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, ndërkohë që për të ky është një kusht i panegociueshëm.

Basha u shpreh se nuk ka patur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që të rishikojmë qëndrimin politik, duke i konsideruar deklaratat e Kryemadhit thjeshtë si intervista gazetareske dhe që s’kan të bëjnë me qëndrimin politik.

?Intervistat gazetareske janë një gjë, qëndrimet politike janë një gjë tjetër. Nuk kam pasur asnjë kërkesë nga asnjë aleat që ne të rishikojmë qëndrimin tonë politik. Dhe sot qëndrimi ynë politik ka avancuar më tej me popozimin që kemi bërë për reformën zgjedhore.

Detyra ime si kryetar i opozitës të garantoj që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar. Të pafrikësuar se nesër ata apo kushërinjtë apo familjarët e tyre mund të humbin vendet e punës, nëse nuk votojnë për partinë në pushtet. Që të arrijnë në qendrat e votimit pa i ndaluar policia me postblloqe, siç ndodhi, siç e dëgjoi gjithë bota, në zgjedhjet e 2016-ës?, theksoi Basha në emisionin ?Kjo Javë?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga