LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mori 13 000 euro një personi dhe e trafikoi/ Arrestohet në Spanjë 62-vjeçari shqiptar

5 Tetor 2019, 13:49, Kronika CNA
I mori 13 000 euro një personi dhe e trafikoi/ Arrestohet në

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin kanë arrestuar një shtetas shqiptar të dënuar me 10 vjet burg për ndihmë të paligjshme për kalim të kufirit.

Shqiptari i arrestuar në Madrid quhet Luan Bundo. Ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie nga gjykata, ndërsa po ndiqen procedurat për ekstradimin e tij nga Spanja në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Madrid, Spanjë

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të dënuar me 10 vite burg

Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës.

Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit  ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në  Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.

Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin  M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale ?Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit? dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga