LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E thashë mirë?"/ Vuçiç lexon në shqip: Nëse ti flet serbisht, edhe unë…

5 Tetor 2019, 09:48, Kosova & Bota CNA
"E thashë mirë?"/ Vuçiç lexon në shqip:

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në takimin e mbajtur në Beograd me kandidatët e Listës Serbe gjatë ditës së sotme ka lexuar në gjuhën shqipe. Në fjalën e tij, ndërsa lexon dokumentet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, kreu i shtetit shprehet në shqip: ?Lista e kandidatëve të subjekteve politike? .

Më pas pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ishte pjesë e konferencës për shtyp, se nëse e kishte thënë mirë.
?Seferi, a e thash mirë??, pyeti Vuçiç, ndërsa përshëndeti gazetarin duke i buzëqeshur.

?A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç?, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve./ CNA.al

 

???? pic.twitter.com/tA7BVVtnnd

? ???????? (@punkreaspunkr) 4 October 2019

Lajmet e fundit nga