Connect with Us

E rëndë/ Bie nga kati i shtatë, ndërron jetë 60-vjeçari  

Kronika

E rëndë/ Bie nga kati i shtatë, ndërron jetë 60-vjeçari  

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 60-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i shtatë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës, ndërsa dyshohet se 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Viktima është shtetasi me inicialet S.R., me profesion infermier./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy motorë në Peqin/ Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Përplasen dy motorë në Peqin/ Plagosen drejtuesit, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Peqin.

Mësohet se dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin rreth orës 16:30 për shkaqe që nuk bëhen me dije.



Nga informacionet paraprake, raportohet se kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Shtohen kontrollet në akset rrugore/ Policia “me dorë të hekurt” ndaj shoferave

Publikuar

-

Nga

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elabasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.
Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.

Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.

239 km/h !!!. ????????, në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

LEXO EDHE:  “Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju



Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë.

LEXO EDHE:  “Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh: Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL nuk ndalet/ Ultimatum për pasurinë, pesë shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL “hedh grepat” në Tiranë/ Kërkon deklarimin e pasurisë së tre shtetasve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• B. (R.) J. (M.), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit” e kryer në bashkëpunim;

• A. G., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

• K. K., me banim në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;



• Xh. D., me banim në Lazarat Gjirokastër, i dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”;

LEXO EDHE:  Protesta e Veliajt për pallatin te diga/ Nishani: Gjyqtarët të mbrojnë Republikën

LEXO EDHE:  Protesta e Veliajt për pallatin te diga/ Nishani: Gjyqtarët të mbrojnë Republikën

• R. Sh., me banim në Tepelenë, i dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE