LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë çnjerëzore në burgun e Shënkollit/ Ish kryeministri thirrje KE: Të merren masa ndaj Shqipërisë

5 Tetor 2019, 18:57, Denoncim CNA
Dhunë çnjerëzore në burgun e Shënkollit/ Ish

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkruan se një i burgosur në burgun e Shënkollit është dhunuar barbarisht nga forcat speciale të DAP.

Sipas denoncimit të mbërritur në adresë të ish kryeministrit thuhet se i burgosuri është dhunuar pa arsye, veç kësaj, pas dhunës çnjerëzore nuk është dërguar as për kurim në spital.

Ish kryeministri madje i bën thirrje edhe Komitetit antitorturë në KE që të marrë masa ndaj Shqipërisë.

Postimi i plotë

Standarte kriminale çnjerezore ne burgjet e narkoshtetit!

E kane keqtrajtuar kafsherisht ne burgun e Shenkollit dhe nuk e dergojne ne spital per mjekim!

Miq, ky eshte nje akt barbarie e vertet. Le ti bejme thirrje Komitetit Antitorture te KE per vendosjen e Shqiperise nen artikullin 4 te Konventes per trajtimin çnjerezor te te burgosurve ne burgjet e narkoshtetit shqiptar! sb

Pershendetje i Nderuar SALI BERISHA
Un qe Po Ju shkruaj jam motra e jerit nga te burgosrit te burgut te shenkollit .
Ju lutem na ndimoni , vellaj im Po kryne denimin ne burgun e shenkollit , dhe eshte shume keq ,eshte i semur me ujë ne mushkri ,forca specjale (DAP) ka shkuar dhe E kane keqtratjuar , pse i Nderuar te keqtratohet kur sjelljet aty mbrenda i ka tmira , pse I Nderuar nuk pranojne ta dergojn ne Spital te tiranes apo te lezhes se me zorte mbushet me frym se ka probleme me mushkri , nuk e dergojne, se e ka trupin me shenja te zeza dhe varrat qe ja kane ber duke e rrahur me shkop gome qe i kam me foto , . JU lutem Zoti Sali Berisha me thoni Ju ku te kerkoj te drejtat tona nese me ndodhe gje me vellajne./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga