LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha denoncon skandalin/ Kupola mafioze presion mbi gjykatat

5 Tetor 2019, 12:52, Politikë CNA
Berisha denoncon skandalin/ Kupola mafioze presion mbi gjykatat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Braçes për prokurorin Arian Ndoja dhe vendimin e gjykatës për ish-kreun e Kadastrës së Durrësit, shkruan se qeveria po bën një presion të pashembullt mby gjykatat.

Sipas Berishës kjo është tipike për narkoshtetin, ndërsa thekson se ?Shkaku i keti sulmi mafjoz i krereve te narkoshtetit qendron ne faktin se prokurori ka leshuar urdher arresti per drejtorin e Kadastres se Durresit dhe duket ka vene ne hetim edhe Lame hajdutin dhe ka gjetur te implikuar kupolen mafjoze te qeverise ne transaksione tokash etj etj.?.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje presion i pashembullt i kupoles se mafies qeveritare te narkoshtetit mbi gjykaten!

Tipike per narkoshtetin!

Miq, nje prokuror ne Durres, te cilin deri dje perveç Sali Berishes nuk e kishte sulmuar njeri publikisht, u shpall dje papritmas kriminel, armik, ne parlament nga Edvin Mafia dhe Erjon Pudra.

Shkaku i keti sulmi mafjoz i krereve te narkoshtetit qendron ne faktin se prokurori ka leshuar urdher arresti per drejtorin e Kadastres se Durresit dhe duket ka vene ne hetim edhe Lame hajdutin dhe ka gjetur te implikuar kupolen mafjoze te qeverise ne transaksione tokash etj etj.

Nuk njoh dosjen dhe nuk mund te shprehem, por qytetare dixhital kane denoncuar disa here Kadastren e Durresit per korrupsion.

Dje, ne nje akt te pashembullt zv/bossi i kupoles mafjoze te narkoqeverise me urdher te Edvin Mafise shkoi ne sallen e gjyqit tek jepej masa e sigurise per te arrestuarin, te cilin media shkruajne se e ka kushuri.

Gjykatsja megjithe aktin mafioz banditesk e te pashembullt te presionit te hapur antikushtetues publik, mbeshteti vendimin e prokurorit dhe la ne burg drejtuesin e Kadastres se Durresit. Gjykatsja vetem per qendrimin kurajoz ndaj nderhyrjes dhe presionit kriminal te narkoekzekutivit ndaj pushtetit gjyqesor meriton pergezime per qendrimin e saj ndaj presionit ne narkohorrave te mafies qeveritare.

Te tmerruar nga ky hetim, i cili mund tju nxjerre emrat dhe aferat klamoroze kupoles mafjoze te narkoqeverise, ja se si reagon ndaj vendimit te gjykateses se çeshtjes, zedhenesi i kupoles mafjoze qeveritare Erion Bedati apo pudra tek dera e gjykates!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga