LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi “shuplakë” politikës/ Kriza po trajtohet si një luftë gjelash

5 Tetor 2019, 09:57, Politikë CNA
Astrit Patozi “shuplakë” politikës/ Kriza po trajtohet si

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar nervozizmin e presidentit Ilir Meta gjatë një interviste televizive, pak ditë më parë.

I ftuar në emsionin ?Provokacia?, Patozi tha se ?Ky nuk është lajm i ri, nuk ka ndodhur për herë të parë. Ka një periudhë të gjatë nervozizmi dhe jo vetëpërmbajtje?.

Sipas Patozit, Meta ndihet i kërcënuar në pozicionin e tij si president dhe me kuotat e LSI-së, që është parti e tij.

Më tej, Patozi theksoi se jo vetëm Meta, por gjithë klasa politike në Shqipëri është e trazuar dhe jashtë vetes.

?Rrugëtimi politik i Metës ndodhet para një udhëkryqi të madh. Por jo vetëm Meta, e gjithë klasa politike në Shqipëri është e trazuar. Të gjithë janë jashtë vetes.

Ka pasur disa skrupuj, disa korniza etike. Por sot nuk janë më. Edhe Rama është nervoz sepse edhe ai nuk ndihet mirë në qarkun e mbipushtetit, për shkak të një pushteti të falur.

Kriza po trajtohet si një luftë gjelash. Shqipëria nuk ka qënë kurrë kështu?-tha ndër të tjera Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga