Connect with Us

Zgjidhet anëtarja e 11 e KLP-së/ Kush është prokurorja që sfidoi Vladimir Marën

Kronika

Zgjidhet anëtarja e 11 e KLP-së/ Kush është prokurorja që sfidoi Vladimir Marën

Publikuar

-

Prokurorja Esmeralda Keshi është zgjedhur sot anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurorja Keshi mori 133 vota pro duke sfiduar prokurorin Vladimir Marën, i cili arriti të marrë 109 vota duke humbur kështu betejën me kandidaten tjetër.

Ajo zëvëndëson në këtë detyre Gentian Osmanin, i cili u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Posacëm i Apelimit, pas anikimit të Komisionerit Publik.

Ky proces është mbikëqyrur edhe nga Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Por, kush është Esmeralda Keshi.

Prokurorja Keshi nuk është emër i panjohur për publikun. Ajo është ish-drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë së Dibrës dhe ka lidhje me përgjimet e dosjes 184, dosje e cila nga Prokuroria për Krime të Rënda është transferuar në Prokurorinë e Dibrës.

Esmeralda Keshi (Cami), është kunata e Arben Keshit, drejtorit të Ministrisë së Brendshme, i cili doli në përgjimet e prokurorisë i implikuar në pazarin e shit-blerjes së votave ne zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 që u mbajtën në Dibër.

Në përgjimet, të cilat u bënë publike nga gazeta gjermane BILD, Arben Keshi me Kryeministrin Rama, të cilit i jep llogari për komisionerët e PS-së në votime, me votuesit ku bën pazare për blerje votash, me drejtorin e arsimit në Dibër, të cilin e urdhëron që t’ju bëjë presion të gjithë mësuesve se nëse nuk votojnë për PS-në do të shkarkohen nga detyra.

Gjithashtu kunati i prokurores Keshi doli në përgjime duke biseduar me  Sali Skurën, Shef tek Komisariati i Policisë Nr.5 në Kamëz, të cilit i kërkon të ndalojë votuesit e PD-së që jetojnë në Kamëz, por që kanë ende të drejtë vote në Dibër si dhe me ish-Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili e lajmëron Keshin se po i dërgon tek shtabi disa “tipa problematikë’, që t’i këtë për çdo rast”.

Pavarësisht këtyre rrethanave dosja u çua tek Esmeralda Keshi që ta shkatërronte plotësisht.

Pavarësisht këtyre rrethanave Esmeralda Keshi e kaloi Vettingun. Duket se lidhje me Rilindjes i ka vlejtur. Dhe njësoj si prokurori Klodjan Barho që klaoi Vettingun në këmbim të shkatërrimit të dosjes 184, edhe prokurorja Esmeralda Keshi e kaloi Vettingun, duke u hedhur poshtë problemet e konstatura.

Institucioni i Komisionerit Publik ende nuk ka reaguar në lidhje me Vettingun e Keshit./ CNA.al

Prokurorja e lidhur me bandën e vjedhjes së votave/ “Zgjohet” Këshilli i Lartë i Prokurorisë

1 Koment

1 Koment

  1. syri

    4 Tetor, 2019 at 2:47 pm

    Lufta e klasave vazhdon per medioker si CNA.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 15 kg kanabis/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

Publikuar

-

Nga

Policia e Skraparit ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

LEXO EDHE:  Përgjimet/ Artan Hoxha: Tom Doshi ka kontaktuar izraelitin për pajisjen

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste drogë nëpër shkolla/ Arrestohet 23 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka arrestuar një 23 vjeçar pasi shpërndante lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre.

Në pranga është vënë shtetasi S. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Zvarriti hetimet për të mbrojtur kunatin?/ Vladimir Mara e ka vendin në burg

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhuna ndaj turistëve spanjollë/ Apeli jep vendimin për Mihal Kokëdhimën

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në burg Mihal Kokëdhimën i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një grupi turistësh spanjollë, në Porto Palermo, në restorantin me emrin “Panorama”.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Kujtojmë këtu se Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, u arrestua nga policia, pasi me datë 15 gusht 2019, sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit që ata kishin marrë me qira, dhe i ka terrorizuar ata teksa theu xhamin dhe bërtiste./CNA.al

LEXO TE PLOTE