LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen deputeti/ "Turp-turp-turp, Kryeministri dhe sejmenët censurojnë fjalën e lirë"

4 Tetor 2019, 17:50, Politikë CNA
Shpërthen deputeti/ "Turp-turp-turp, Kryeministri dhe sejmenët

‘Edi Rama dhe veglat e tij qorre,do të përballen me drejtësinë për të gjitha abuzimet e tyre, dhe nuk do të ketë “Acromax” që do t?i shpëtojë nga urrjetja popullore. … Ku ka arritur Rilindja e krimit dhe Kaloresi i saj…”, lexohet ndër të tjera në një shkrim që deputeti i listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka postuar në faqen e vet në rrjetet sociale.

Ku censurimi i një videoje nga ana e kompanisë “Acromax Media GmBH”,  është bërë shkak i shpërthimit të deputetit.

“Turp turp turp, një kryeministër dhe sejmenet e tij që angazhojnë një ushtri me njerëz për të censuruar fjalën e lirë.
Edi Rama dhe sejmenet e tij përdorin “Acromax Media GmBH”, që e ka vajza e Filloreta Kodrës për të sulmuar cilindo që denoncon sharlatanët e Rilindjes.
Rama dhe sejmenet e tij fshihen pas “Acromax…”, duke përdorur vajzën e një ambasadoreje, sepse nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejtë me akuzat, të japin llogari për gënjeshtrat e premtimet boshe, varfërinë dhe largimin e shqiptarëve, kanabizimin, krimin në Parlament, të pashkolluarit që emërojnë bashkiakë dhe drejtorë.
Piktori dështak dhe sejmenet e tij nuk do të mundin të ndalojnë fjalën e lirë, nuk do të mundin të mbulojnë bëmat rilindase me shoshë.
Kapja e drejtësisë, krimi, korrupsioni, kriminelët në politikë, kontenierët me drogë,3-4 milione euro tek Toyota Yaris,mbi 10 milion euro te grabitura ne Rinas,tonelatat me droge te kapura ne Greqi,Itali,Turqi,Brazil etj,vrasjet mes dites,rrembimi dhe zhdukja e personave,vrases me pagese,tritolet,avionet me droge,varferia,zgjedhjet lokale moniste etj janë ato çka na solli Rilindja dhe tepsia e Ramës.
Të gjitha këto nuk mund të fshihen as me shoë politik, as me nënqeshjet e talljet, kërcënimet dhe kërcëllitjet e dhëmbëve, të piktorit dështak.Edi Rama dhe veglat e tij qorre,do të përballen me drejtësinë për të gjitha abuzimet e tyre, dhe nuk do të ketë “Acromax” që do t?i shpëtojë nga urrjetja popullore. Kjo kompani “Acromas” eshte video e 3-te deri tani e bisedave trasparente ne studiot televizive qe bllokon.Ku ka arritur Rilindja e krimit dhe kaloresi i saj te bllokoj dhe fjalen e lire te Deputetit,imagjino cmund te ndodh me qytetaret e thjeshtë.Shume krime po ndodhin ne Tr,shantazhime,kercenime,rrembime,trafike,vjedhje,abuzime etj qe Rilindja dhe piktori dështak i mbulon,i bllokon me media te kapura etj,se shpejti do i publikoj ne parlament.Jeta ne vend eshte e pasigurt,cpopullimi po ndodh.Turp?” shkruan deputeti Lefter Maliqi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga