Connect with Us

Sherr me armë në Durrës/ Parandalohet tragjedia

Kronika

Sherr me armë në Durrës/ Parandalohet tragjedia

Publikuar

-

Policia parandalon përshkallëzimin  e mëtejshëm të një konflikti  me armë zjarri mes disa personave

Reagimi në kohë e me profesionalizëm vë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët  tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes nga  shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe automjeti.

Strukturat e Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës,  me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar  menjëherë  në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër  së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë  kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet  por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve   A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit)  të dy banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Durrës-Përndiqte një vajzë/Arrestohet 27 vjeçari

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe  u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa  fishekë luftarakë.

Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit”  dhe “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A.B., dhe “Moskallëzimi i krimit ” në ngarkim të shtetasit E.K./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Tentuan të sillnin mbetje të rrezikshme/ Arrestohen 6 persona në Vlorë, sekuestrohet trageti

Publikuar

-

Nga

Policia ka finalizuar operacionin “Amiant” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe ka parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë ishin informuar se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Për këtë u arrestuan 6 shtetasit me iniciale K.Xh., 65 vjeç, A.Ç., 28 vjeç, A.G., 48 vjeç, F.T., 71 vjeç, E.Ç., 55 vjeçe, dhe Z.K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Koloneli izraelit qetëson qytetarët/ Mund të jetoja këtu bashkë me fëmijët

LEXO EDHE:  Raporti për luftën kundër kanabisit/ Zyrtari italian: Identifikim grupeve kriminale

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Ndërkaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradë/ I plagosuri më urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz.

Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

LEXO EDHE:  Goditet grupi kriminal/ Sekuestrohet kokainë, fishekë dhe armë

LEXO EDHE:  Plagoset me armë zjarri një person/ Policia në kërkim të autorit

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE