LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sa para dhe taksa harxhon ERTV-ja”/ Avokati i njohur paralajmëron Ramën

4 Tetor 2019, 11:19, Politikë CNA
“Sa para dhe taksa harxhon ERTV-ja”/ Avokati i njohur

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar pas kontrollit të Hetimit Tatimor në redaksitë e disa mediave, përfshirë edhe CNA.al.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se ?sot janë sulmuar në mbrëmje me fuksat e Qeverisë që kanë mësy në redaksitë e tyre me urdhër direkt të Pronarit të Er-tv LIVE!?.

Më tej, Goxhaj paralajmëron se do i dërgoj kërkesë informacion sipas Ligjit Kryeministrit Edi Rama, Kryeministrisë, AKEP, ILDKP, AMA, Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për të na dhënë informacion ligjor se me çfarë lekësh mbahet ky portal, faturat e blerjes së pajisjeve, rrogat e stafit, pagesën e qerasë, taksat e paguara deri më sot, NIPT-in, të dhënat për administratorin e regjistruar në QKB, adresën zyrtare, etj!

Po ashtu, Goxhaj thekson se do ti kërkojë llogari edhe Bashkisë së Tiranës, për kërkesën e dërguar, në në lidhje me ngritjen e monumenteve dhe vendosjes së emrave të rrugëve.

?Me këtë rast do shkoj të bëj kërkesë edhe në Bashkinë Tiranë për kërkesën për info që i çuam në Gusht për llogari të Genc Sejko në lidhje me ngritjen e monumenteve dhe vendosjes së emrave të rrugëve, për të cilën ende nuk kemi marrë përgjigje dhe kemi vendosur t’i drejtohemi Komisionerit për të Drejtën e Informimit Publik!?-shkruan Goxhaj në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga