Connect with Us

Prokuroria e Përgjithshme si “shpatë” në dorën e Ramës/ Hesht për skandalet politike

Politikë

Prokuroria e Përgjithshme si “shpatë” në dorën e Ramës/ Hesht për skandalet politike

Publikuar

-

Pak kohë më parë, media kombëtarë Top Channel, e cila duket se me marrjen e drejtimit të saj nga Ben Blushi është kthyer në një kamikaze të Ramës, publikoi disa kronika, ku pretendohej për një produkt të futur në vendin tonë në formën e plehut për bimët, të quajtur Silicon Mix, për të cilin pretendon se është i rrezikshëm për shëndetin.

Në fakt në lidhje me rastin në fjalë, pati reagime edhe nga profesionistë të fushës, të cilat hodhën poshtë çdo aludim se produkti në fjalë është i dëmshëm, (lexo këtu) por pavarësisht kësaj Ben Blushi vijoi sulmin e tij, që në fakt duket se më shumë është për inatet e tij personale.

Por, pas këtyre kronikave erdhi reagimi edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Vetë shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, Alketa Zifla doli dhe kërkoi hetime për ish-ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, ndaj të cilit rastësisht apo jo e drejtonte gishtin edhe Top Channel.

Nuk kemi asgjë kundër që të nisen hetimet, dhe të zbardhet e vërteta. Dhe nëse ka fajtorë në lidhje me këtë çështje, të vihen para përgjegjësisë.

Por, ka edhe një detaj.

Mesa duket edhe Prokuroria e Përgjithshme është selektive në reagimet e saj dhe për këtë po sjellim disa raste.

Së pari kujtojmë këtu lobimet kreut të PD-së, Lulzim Basha me para ruse në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin amerikan Donald Trump.

Lajmi është publikuar nga shumë media, me fakte dhe dokumente, por nuk ka pasur asnjë reagim nga organi qendror i akuzës.

Në fakt ka një hetim të nisur nga Prokuroria e Tiranës, por asnjë reagim nga Prokuroria e Përgjithshme.

Shkojmë më tej, tek rasti më i freskët i publikuar së fundi nga mediat, këtë radhë për 80 mijë dollarë të paguara për një foto që kryeministri Edi Rama, gjatë kohës që ishte në opozite, bëri me presidentin e asaj kohe të SHBA-së, Barack Obama.

Së fundi në lidhje me këtë çështje kanë dalë në dritë detaje të reja, dhe shtetasi amerikan është dënuar me burg.

Por, sërish për çudinë e të gjithëve asnjë reagim nga ka pasur nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila duhet të kërkonte hetime ndaj Ramës për shkeljen e ligjit amerikan. Por, ndërkohë që skandali ka plasur, Prokuroria e lë të flejë dhe nuk thotë asnjë gjysëm fjale.

Ndoshta Bilali ka “grua” Ramën, apo ndoshta ky i fundit ka të “dashur” Bashën. Por, kjo nuk është çështje e Prokurorisë së Përgjithshme, ama skandalet në të cilat përfshihen duhet të jenë çështje e drejtësisë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Kompania e transportit "lavatriçe" e parave të pista të një qeveritari

Por, ndërkohë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk iu ka shpëtuar skandaleve.

CNA.al prej ditrësh ka bërë denoncimet, ka sjellë të provuar me dokumente sesi Bashkia e Tiranës, shpërdoron dhe keqmenaxhon fondet publike.

CNA.al  ka sjellë të dokumentuar një vjedhje që Bashkia e Tiranës ka bërë në lidhje me projektin e Unazës së Mesme të kryeqytetit. Vlera e këtyre punimeve që u bënë vetëm pak kohë më parë, kap shifrën e 248.930.907 lekë.

Investimi në fjalë nuk ishte asgjë tjetër veçse një keqpërdorim fondesh, pasi gjysma e këtij segmeti rrugor ishte i asfaltuar dhe ne gjendje shumë të mirë, nuk iu ndryshua asgjë, vetëm iu hodh një cipë asfalt. (lexo këtu)

Ndërkohë, së fundmi Bashkia Tiranës ka dhënë leje për ndërtimin e një shtese në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj shtese kanë filluar, ndërsa rrruga e ndërtuar më herët po nga Bashkia është prishur.
Pas miratimit të lejes së ndërtimit për këtë shtesë, kjo rrugë duhet të devijojë dhe të rindërtohet sërish, edhe pse kishte vetëm disa muaj që ishte ndërtuar. (lexo këtu).

Dhe fakti është se në të dyja rastet leja është dhënë pikërisht nga Bashkia e Tiranës.

Por, edhe në këtë rast duket se Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të “flejë” ose të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr. Asnjë reagim nuk ka pasur nga organi i akuzës, edhe pse denoncimi është bërë me fakte.

Prokuroria e Përgjithshme del publikisht e kërkon hetime për silicon-mix, del e kërkon hetime për një budallallëk të Çim Pekës që nxori njerëzit në rrugë, por kur ka çështje politike vendos të heshtë.

Mos vallë prokuroria po përdoret si “shpatë” mbi kokën e dikujt ?/ CNA.al

Financimet ruse sërish pranë Bashës

Ekskluzive-Skandali me lobimet ruse fundos Bashën?/ Konkluzionet dhe shkeljet ligjore

80 mijë dollarë për foton me Obamën/ PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për Ramën

Pipero përgënjeshtron Blushin/ Po përhap panik tek konsumatorët

Akuzat për pesticidin/ Zbardhet intervista që fshehu Top Channel, çfarë thotë profesori

Beni nuk mësoi kurrë të ecë vetë/ Zbulohen “makthet” e drejtuesit të Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Dje si një “qen i rrahur”, pasi gjykata i mbylli çështjen e financimeve me para nga off-shore ruse në SHBA, Lulzim Basha shkoi tek Edi Rama. Ai u rikthye dje në tryezë tek Reforma Zgjedhore, një tryezë që mund ta kishtë bërë edhe një vit e gjysëm më parë, mund ta kishte bërë edhe dy vite më parë, mund ta kishte bërë edhe para se të digjte mandatet.

Mund ta kishte bërë edhe kur nuk hyri në zgjedhjet lokale, mund ta kishte bërë edhe para tërmetit. Edhe para qëndrimeve të Bundestagut, ku shpesh herë iu shtrihej dora për Reformën Zgjedhore por ikte dhe vetëm ikte.

Pasi shkoi dhe u sorollat rrugëve nëpër protesta dhe dështoi, pasi i dha Ramës një mazhorancë kushtetuese, pasi i fali 61 bashki në tavolinë Edi Ramës dhe pasi vendosi ky i fundit që me drejtësinë e tij të kapur t’i mbyllte dosjen e hetimeve, Luli u rikthye tek Rama.

U rikthye tek Reforma Zgjedhore, por tani duhej edhe një rrugë shpëtimi. Duhej një fjalë e besueshme, disa argumenta për t’ua thënë militantëve, të cilët do t’i hidheshin në fyt.

Dhe kështu ndodhi. Shumica e demokratëve janë ndier të zhgënjyer. Kanë reaguar shumë ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe marrëveshjes së tij me Edi Ramën, e cila në fakt nuk është marrëveshja e radhës, por është marrëveshja në fuqi e majit të 2017 që po zbatohet dhe për këtë ka nxjerrë në terren gënjeshtarët e tij. Qorra apo jo, shurdhër apo jo, ata po flasin.

Po na thonë se nuk ulen në tryezë dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Këto do të bëhen në pranverë, menjëherë sapo të përfundojë Reforma Zgjedhore.

Së pari, zgjedhje të parakohshme nuk duket të ketë në horizont dhe i vetmi njeri që mund të provokojë zgjedhjet e parakohshme, është kryeministri i vendit, i cili këtë gjë mund ta bëntte mjaft lehtë në rast se Shqipëria do të merrte dritën jeshile për çeljen e negociatave. Por, edhe sikur të ndodhin zgjedhjet e parakohshme, që në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e gatuar në paradhomën e Republikës së re, a mund t’i fitojë zgjedhjet Lulzim Basha?

A mundet njeriu që për më shumë se një vit tërhoqi zvarrë demokratët, duke u betuar dhe premtuar se nuk do të kishte qeveri me Edi Ramën se Edi Rama kishte rënë nja dhjetë herë, se nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, që kishte vjedhur votat në Dibër, që nuk do të kishte marrëveshje me Edi Ramën dhe se Edi Rama nuk do të qëndronte më kryeministër, por do të kishim një qeveri teknike dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Por, iku pranvera, vjeshta, e po vjen sërish pranvera tjetër e kjo nuk u pa.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ish drejtori i bankës që vodhi 150 milionë leke, mik i Veliajt dhe Nikollës

LEXO EDHE:  A është J.D. dashnorja e Olsit në FSHF!?

Pra, Lulzim Basha thjeshtë dhe vetëm gënjen, ai po gënjen edhe me zgjedhjet e parakohshme dhe këtë po e bën për t’iu ulur sadopak reagimin e streukturave të PD-së, e militantëve dhe bazës, të zhgënjyer nga tradhëtitë e tij të pandalshme.

Luli, thjeshtë dhe vetëm po gënjen. Zgjedhje të parakohshme nuk duket se ka në sfon, por edhe po pati, ngremë pyetjen: A i fiton dot ky Lulzim zgjedhjet e parakohshme? Ky tradhëtar i demokratëve. Njeriu që për shtatë vjet e ka përdorur Partinë Demokratike, thjeshtë dhe vetëm për t’u pasuruar vetë dhe familjarët e tij. e ka bërë atë si plackë pazari në tregun çam me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

E treta e vërteta e Lulit!

LEXO TE PLOTE

Politikë

21 vjet nga masakra e Reçakut/ Bushati mesazh Presidentit Serb

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i sapoemëruar si i dërguar i Posaçëm i Presidencës së OSBE-së, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut në Kosovë të ndodhur para 21 vitesh.

“Sot nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën në masakrën e Reçakut dhe masakrave të tjera të kryera nga forcat serbe në Kosovë. 21 vjet më parë në Reçak u organizua një prej masakrave më mizore që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë. Kjo zgjoi ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar dhe solli ndërhyrjen vendimtare të NATO-s që i dha fund spastrimit etnik dhe katastrofës humanitare në Kosovë”, ka shkruar Bushati në rrjete sociale.

Ndër të tjera Bushati ka përcjellë një mesazh për Presidentin serb Aleksandër Vuçiç,

Sipas të njëjtit, historia na mëson se edhe shtete të tjera që kanë përgjakur Europën kanë gjetur forcën për të dënuar krimet e kryera duke u distancuar prej tyre, kanë kërkuar ndjesë publike dhe janë investuar në projektin e paqes dhe ripajtimit.

LEXO EDHE:  Berisha: Meta porositësi i vrasjeve, Rama miratuesi

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Dukës/ Mos i besoni Ramës, plehrat po vijnë

“Është koha që në Ballkan procesi i ripajtimit dhe bashkëjetesës demokratike e paqësore të ndjek shembuj të tillë. Sepse çdo mohim i krimeve të kryera apo relativizim i së keqes i vë krismën ardhmërisë së përbashkët europiane të popujve të Ballkanit Perëndimor. Kurrë më”, ka përfunduar mesazhin e tij Bushati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta duket i qetë!

Publikuar

-

Nga

Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me njëri tjetrin!

E pamundur që dikujt t’i shkojë nëpër mend që tema e bisedave mes tyre është vetëm menuja e darkës, apo ilaçet e pleqve reciprokë!

Është  absolutisht e paimagjinueshme që Tit Vasili të niset për takim me Damian Gjiknurin pa u siguruar vetë, personalisht, që Ilir Meta nuk do nevrikoset pas kësaj, duke rifilluar të këpusë zinxhirë e leshojë rrufe kundër të gjithëve, të huaj e shqiptarë bashkë.

Monika dhe Titi duken të qetë kur hyjnë e dalin në ish-shtëpinë e demokratëve!

Kanë disa ditë që janë qetësuar të gjithë.

Bile kësaj radhe Ilir Meta nuk vrapoi tek zyra e doktorit siç bëri të nesërmen e marrëveshjes së 17 Majit.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Dukës/ Mos i besoni Ramës, plehrat po vijnë

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Dukës/ Mos i besoni Ramës, plehrat po vijnë

Askush rreth tij, nuk e ndezi fejsbukun për të  mallkuar, kërcënuar, paralajmëruar apo publikuar ndonjë video.

Ilir Meta ashtu si Monika duket i qetë!

Venecia pas përmbytjeve të deri një muaji më parë, këto ditë po përjeton batica që kanë nxjerrë themelet e godinave, përfshirë ato të godinës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të famshëm.

Venecia nuk përbën më lajm dhe nuk e tremb më Presidentin.

Në fund të fundit një President kërkon shumë pak! Do vetëm të përfundojë mandatin!

Këtë garanci duket se Ilir Meta e ka marrë!

Ndaj sot është i qetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE