Connect with Us

Plagosja e dy turistëve/ Mbyllet parku i Syrit të Kaltër

Kronika

Plagosja e dy turistëve/ Mbyllet parku i Syrit të Kaltër

Publikuar

-

Pas plagosjes së dy turistëve, ditën e djeshme për shkak të rrëshqitjes së gurëve, është mbyllur përkohësisht parku i Syrit të Kaltër.

Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes së gurëve u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grek dhe tjetri izraelit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Tentuan të sillnin mbetje të rrezikshme/ Arrestohen 6 persona në Vlorë, sekuestrohet trageti

Publikuar

-

Nga

Policia ka finalizuar operacionin “Amiant” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe ka parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë ishin informuar se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Për këtë u arrestuan 6 shtetasit me iniciale K.Xh., 65 vjeç, A.Ç., 28 vjeç, A.G., 48 vjeç, F.T., 71 vjeç, E.Ç., 55 vjeçe, dhe Z.K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja e rëndë në Durrës/ Prangoset autori

LEXO EDHE:  Detaje të reja për plagosjen në burgun e Vaqarrit

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Ndërkaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradë/ I plagosuri më urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz.

Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

LEXO EDHE:  Plagosja në Patos/ Kapet autori (Emri)

LEXO EDHE:  Zbardhet ngjarja e rëndë në Durrës/ Prangoset autori

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE