Connect with Us

“Një votë 50-100 euro”/ Pandeli Majko e thotë hapur: “Zgjedhjet janë blerë”

Politikë

“Një votë 50-100 euro”/ Pandeli Majko e thotë hapur: “Zgjedhjet janë blerë”

Publikuar

-

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ftuar në  “Top Talk” në Top Channel pranoi  se votat janë blerë nga 50 në 100 euro, por sipas tij, blerja e zgjedhjeve në Shqipëri nuk nis me dy zgjedhjet e fundit.

“Ti mendon se në Shqipëri njerëzit nuk e dinë se sa herë është shitur vota, sa herë blerë vota dhe sa herë është vjedhur vota?!

E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dhe e dinin të gjithë. Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet janë blerë në Shqipëri. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, theksoi Majko.

Ai komentoi edhe “të fortët e PS” që dolën në përgjimet e “Bild”, duke theksuar se kjo sjellje ka ardhur si kundër-reagim.

“Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë. Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion.”

Duke vijuar më  tej, Majko foli edhe për reformën zgjedhore, nërsa theksoi se fillimisht duhet një negociatë brenda opozitës se çfarë kërkohet, më pas të ulen në tryezë me mazhorancën.

“Ne kemi një opozitë që ka një problem të madh me veten. Duhet të heqë inferioritetin se mos dikush u thotë pse po uleni në dialog me Partinë Socialiste. E kemi vuajtur edhe ne kur ka qenë Sali Berisha. Nuk po ndodh për herë të parë kjo histori.

Edhe në Partinë Socialiste ishte nam i madh po të uleshe me Sali berishën në tavolinë a thua se ishte gogoli ai dhe do të kafshonte e do ngordhje. Politika kërkon negociatë dhe kjo kulturë politike ekziston në partitë shqiptare.

Marrëveshja që e ngacmon ndërgjegjen e PD-së është marrëveshja e post-çadrës. Tani ky është kompleksi… Nuk ka “fajin e ke ti, fajin e kam unë”, do ulesh në tavolinë me atë tjetrin.

Është kthyer politika në histori metaforash dhe nuk arrin të kuptosh nëse ke të bësh me batutat e Portokallisë apo me politikanë që po diskutojnë të ardhmen e vendit.

Të dyja palët duhet të ulen. Do diskutojnë sistemin zgjedhor, do e pranojnë, nuk do e ndryshojnë. Ajo që më shqetëson mua është nëse opozita ka një opinion solid përballë mazhorancës.

Edhe ndryshime kushtetuese nëse palët bien dakord.

Kemi PD-në që thotë detaje teknike, kemi edhe partitë e tjera që thonë ndryshim të sistemit. Tani do ulemi të flasim për detaje teknike apo për ndryshim të sistemit? PD dhe opozita duhet ta ndajnë këtë punë? Edhe kështu edhe ashtu.

Në esencë, përpara se të kemi dialog midis mazhorancës dhe opozitës, kam përshtypjen se duhet negociatë brenda opozitës.

Një parti që ndodhet në pozicion të vështirë duhet të kthejë kokën edhe nga precedentët që ka krijuar vetë në histori dhe të mos ngelet i goxhuar në një status qou që asaj nuk i bën mirë dhe as ambientit politik të përgjithshëm nuk i bën mirë.

Kjo negociatë kërkon një mënyrë jo tradicionale të sjelluri.”/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta takon kryeministrin e Vietnamit/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Vietnamit, Nguyễn Xuân Phúc, gjatë qendrimit të tij në Yokio.

Meta bën me dije se gjatë takimit, theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

“Gjatë qëndrimit në Tokio, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, z. Nguyễn Xuân Phúc.
Marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit meritojnë të forcohen më tej, në kontekstin e ri të zhvillimeve të dy vendeve dhe objektivave të tyre për zhvillim të qëndrueshëm.
Theksuam rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “prek në sedër” Bashën/ I kujton kohën kur Zaev ishte në opozitë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka “prekur në sedër” kryedemokratin Lulzim Basha përmes një deklarate të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev.
Rama ka vënë përballë deklaratën e Zaev dhe atë të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë para 100 vitesh, por para 21 muajsh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve europiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë në BE”, thuhet në deklaratën e Zaev.

LEXO EDHE:  Hapen procedurat/ Ja studentët që përjashtohen nga tarifa e shkollimit

Ndërkohë përballë kësaj Rama ka vënë deklaratën e Bashës ku thuhet: “Nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri Europiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët ne opozitarët. Këtë e ka thënë sot me një gjuhë të qartë edhe Brukseli.”

Bashkëngjitur këtyre dy deklaratave, Rama shkruan: Pa koment./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Vasili: Vetëm me SHBA në krah ecën integrimi

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se vetëm më SHBA në krah ecën integrimi.
Sipas tij, vëmendja e SHBA është një garanci madhore për një të ardhme të mirë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Deklarimet e David Kostelançik janë rruga e duhur, për t’i njohur problemet e rënda të Shqipërisë dhe për t’i zgjidhur ato si e vetmja mënyrë që Shqipëria të eci përpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Vetem me SHBA ne krah ecen integrimi!!
Vemendja e SHBA eshte nje garanci madhore per nje te ardhme te mire per hapjen e Negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.
Deklarimet e David Kostelançik jane rruga e duhur,per ti njohur problemet e renda te Shqiperise dhe per ti zgjidhur ato si e vetmja menyre qe Shqiperia te eci perpara.
Kostelancik ka deklaruar se: ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat
David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd tha:
“Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.”
“SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” tha zoti Kostelancik. Ai bëri të ditur se SHBA po i kushton vëmendje politike dhe ekonomike rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.”
tha zyrtari i DASH, David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd./CNA.al

LEXO TE PLOTE