Connect with Us

Nga mbrojtja e trafikantit te fotoja me dhunuesin e avokatit/ Kush është prokurori që akuzohet për lidhje me bandat

Kronika

Nga mbrojtja e trafikantit te fotoja me dhunuesin e avokatit/ Kush është prokurori që akuzohet për lidhje me bandat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Kuvend se një prokuror në Durrës bashkëpunon me bandat kriminale dhe shantazhon nëpunësit e shtetit, ndërsa sot zëvendëskryeministri Erjon Braçe zbuloi se për cilin prokuror bëhej fjalë.

Ishte pikërisht prokurori Arian Ndoja, i cili është prokuror çështjes së ish-drejtorit të Kadastrës në Vlorë, Liridon Pula. Nga Durrësi, ku ndoqi seancën ndaj Pulës, Braçe hodhi akuza të forta ndaj prokurorit Ndoja, teksa tha se është në dijeni të çdo presioni e shantazhi që ka ushtruar ndaj drejtuesve e nëpunësve.

Por, kush është prokurori Arian Ndoja?

Në vitin 2008, Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar më parë nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Arian Ndoj ka bërë avokatin mbrojtës të Arian Selimit, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

Ndërkohë, pas kësaj, prokurori Ndoj u akuzua për një tjetër ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, ku u dhunua avokati Ilia Ilia, ngjarje pas së cilës u dyshua se qëndronte pikërisht prokurori Ndoj.

Avokati Ilia u dhunua me sende të forta nga dy persona jashtë dyerve të Prokurorisë së Durrësit, menjëherë sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Vetë avokati deklaroi se dhunuesit ishin udhëzuar nga prokurori Arian Ndoj. Ajo që e bën më të vërtetë akuzën e avokatit të dhunuar është kjo foto, që “BalkanWeb” sjell më poshtë, ku prokurori Ndoja shfaqet në një foto me shtetasin Mond Voga, i cili u dyshua si dhunuesi i Ilias.

LEXO EDHE:  Opozita “gjunjëzon” Ramën

Burime policore thanë në atë kohë se ka qenë vetë avokati, i cili iu ka thënë efektivëve se një nga dy personat që e sulmoi ka qenë Mond Voga. Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e Vogës, por deri më tani nuk kanë mundur të lokalizojnë./ BW

“Bomba” e Ramës në Kuvend/ Braçe zbulon prokurorin që bashkëpunon me bandat kriminale  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Tentuan të sillnin mbetje të rrezikshme/ Arrestohen 6 persona në Vlorë, sekuestrohet trageti

Publikuar

-

Nga

Policia ka finalizuar operacionin “Amiant” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe ka parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë ishin informuar se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Për këtë u arrestuan 6 shtetasit me iniciale K.Xh., 65 vjeç, A.Ç., 28 vjeç, A.G., 48 vjeç, F.T., 71 vjeç, E.Ç., 55 vjeçe, dhe Z.K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Basha bën thirrjen e fundit për nesër/Ja çfarë paralajmëron

LEXO EDHE:  Rama merr timonin/Nis hakmarrja ndaj LSI, ç’po ndodh me anëtarët e kësaj partie

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Ndërkaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i trefishtë në autostradë/ I plagosuri më urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë – Milot në afërsi të fshatit Gramëz.

Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Makina del nga rruga/ Përfundon brenda biznesit

Publikuar

-

Nga

Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Voskopojë.

Një makinë tip “Lancia” me targa AA 768 MT ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur anësor të një biznesi buzë rrugës.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit 24-vjeçari M.M, i cili po merr mjekimin e nevojshme në spitalin rajonal të Korçës.

Bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia e madhe në rrugë si dhe shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

LEXO EDHE:  Opozita “gjunjëzon” Ramën

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati sqaron marrëdhëniet me Ramën/ Kemi patur debate të ashpra

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE