LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mike Pompeo: SHBA vlerëson rolin e Malit të Zi në rajon

4 Tetor 2019, 11:59, Kosova & Bota CNA
Mike Pompeo: SHBA vlerëson rolin e Malit të Zi në rajon

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron në Mal të Zi gjatë turit të tij në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor. Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, Pompeo në një deklaratë për media vuri në dukje mbështetjen amerikane në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe luftës kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e të dy vendeve dhe luftën e përbashkët kundër rreziqeve të shekullit XXI.

?ShBA e shikojnë Malin e Zi si një lider në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e mediave dhe se me ndihmën e ShBA, Mali i Zi do të trajtojë sulmet kibernetike nga Rusia?.

Sekretari amerikan, Mike Pompeu theksoi se duhet të punohet edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave duke marrë si shembull rastin e sulmit ndaj gazetares malazeze Olivera Lakiç.

“Unë pata privilegjin të takoja Olivera Lakiçin, e cila mori çmimin Ndërkombëtar si Grua e Guximshme. Ajo është një gazetare që u qëllua sepse shkruante për kontrabandën e cigareve. Sulmet ndaj gazetarëve si ajo janë sulme ndaj demokracisë dhe parimeve të aleancës sonë,” tha Sekretari Pompeo.

Zoti Pompeo tha se SHBA janë krenare që vazhdojnë partneritetin me Malin e Zi, i cili është një vend i rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër zyrtari i lartë amerikan përmendi marrëveshjen mes dy vendeve për blerjen e 36 milionë dollarësh pajisje ushtarake.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, vizitën e sotme të sekretarit amerikan të shtetit në Mal të Zi e vlerësoi si historike

“Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Mal të Zi është historike. Pas vizitës së zotit Mike Pence, kjo është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe se SHBA vlerësojnë aleancën tonë dhe rolin konstruktiv në rajon. Kjo vizitë është një shenjë e angazhimit të SHBA në rajonin tonë, sigurinë, stabilitetin?, tha kryeministri Dusko Markoviç .

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç vuri në dukje rëndësinë e ndarjes së balancuar të përgjegjësive me aleatët europianë në fushën e mbrojtjes.

?SHBA do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për institucionet tona, kurse ne do të vazhdojmë të japim një kontribut të unifikuar në misionet e paqes dhe stabilitetit,” tha zoti Markoviç.

Kryeministri Markoviç shprehu besimin se deri në vitin 2024, dhe ndoshta më herët, Mali i Zi do të arrijë një objektiv të dakorduar zakonisht prej dy për qind të GDP për shpenzimet e mbrojtjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në takime të veçanta u prit nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe nga Ministri i jashtëm, Srgjan Darmaniviç./ VOA

Lajmet e fundit nga