Connect with Us

Emigrimi prek sistemin arsimor/ Ekspertët japin alarmin

Kosova & Rajoni

Emigrimi prek sistemin arsimor/ Ekspertët japin alarmin

Publikuar

-

Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i emigrimit ka prekur ndërkohë sistemin arsimor në Kosovë. Por dëmtimi i arsimit pengon transformimin e Kosovës, ngrenë zërin ekspertët.

Edhe dy karrige të tjera do të mbeten bosh në një klasë të shkollës së mesme të ulët “4 Prilli”, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt. Dy nxënës e kanë braktisur shkollën këtë vit të ri shkollor, për arsye të largimit të familjeve të tyre nga Kosova.

Braktisja e Kosovës nga qytetarët për një jetë më të mirë drejt shteteve të Bashkimit Evropian konsiderohet nga ekspertët si ndër fenomenet që do ketë pasoja të rënda për Kosovën. Zvogëlimi i numrit të nxënësve po prek edhe mësimdhënësit e tyre. Zymer Haliti, arsimtar i lëndës së gjuhës shqipe në shkollën fillore të mesme të ulët “4 prilli”, në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt është i shqetësuar. “Si çdo ditë shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…! Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët e tjerë. Sapo shkova në klasën e tetë, i pyeta nxënësit kujdestarë se kush mungon? Ata më treguan se dy nxënës s’do të vijnë më në shkollë! Këta dy nxënës kanë shkuar javën e kaluar për në Gjermani dhe s’do të jenë më me ne, s’do të vijnë më në shkollë…Dy karrige edhe sot mbetën bosh!”, tregon mësuesi Haliti.

Kosovo Migrationsphänomen (DW/V. Çerkini )

Mësuesit e shkollës “4 Prilli” flasin me nxënësit që megjithë gjendjen e vështirë t’u ndezin shpresën për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë, por zëri i tyre duket se është më i dobët, se dëshira për t’u larguar. Mësuesi Zymer Haliti e di: Edhe në muajt e ardhshëm, ai ka për të marrë lajme për nxënës të tjerë të larguar. “Gjatë bashkëbisedimit tim me nxënësit e mi edhe të tjerë treguan se shumë shpejt edhe ata do të largohen nga Kosova. E kjo gjë na shqetëson shumë.” shprehet ai.

Migrimi dëmton arsimin

Të dhënat e studimit të rinisë 2019 të bërë nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Prishtinë tregojnë se 51% e të rinjve shqiptarë nga Kosova kanë si qëllim të qartë largimin nga vendi. Edhe 55% e të rinjve serbë të Kosovës kanë qëllim të fortë të migrojnë.  Sipas të dhënave të EUROSTAT, gjatë vitit të kaluar Kosovën e kanë lënë 34,500 qytetarë.

Ekspertët lidhur me këtë problematikë vlerësojnë se jo rastësisht faktor kryesor që i shtyn qytetarët për të emigurar janë arsyet ekonomike, papunësia, vështirësitë për të siguruar punë, paqëndrueshmëria dhe pasiguria në vendin e punës për ata që janë të punësuar, paga e ulët, mungesa e një standardi të mirëfilltë dhe kushtet e vështira të punës.

Sipas sociologes, Bukurie Rrustemi ky fenomen po dëmton edhe arsimin e Kosovës. “Fenomeni i migrimit e ka dëmtuar në vazhdimësi shtetin e Kosovës dhe shkollat e Kosovës, kur dihet fakti se të larguarit nga këtu janë pikërisht të rinjtë, apo fuqitë punëtore të tanishme dhe të ardhshme të Kosovës. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se migrimi familjar që ka ndodhur viteve të fundit ka shkaktuar edhe zbrazjen e shkollave në vend, sidomos në vendbanimet rurale, ku dukshëm ka rënë numri i nxënësve, të cilët migrojnë së bashku me familjet e tyre. Diku sipas statistikave zyrtare, vetëm në komunat mesatare ku numri i popullësisë varion nga 60-80 mijë banorë, gjatë dy viteve të fundit mbi 500 nxënës kanë braktisur shkollën dhe kanë migruar drejtë BE-së. Rast i tillë është komuna e Malishevës.”, thotë Rrustemi.

Largimi i të mirëarsimuarve pengon transformimin e Kosovës

Emigrimi i të rinjve sjell pasoja serioze sociale, ekonomike e kulturore. Me plakjen e popullësisë ose siç njihet në demografi “Moshnimi Demografik” bie edhe nataliteti në vend. Pasojat e rënies së natalitetit janë ekonomike e sociale. Edhe Kosova sipas demografëve ka një ulje drastike të lindjeve dhe nëse do të vazhdojë një trend i tillë i natalitetit brenda 10 viteve numri i popullsisë në Kosovë pritet të pësojë rënie të ndjeshme.

Sipas ekonomistit Fadil Sahiti, Kosova po humb më së shumti kuadro të kualifikuar. “Nëse flasim për të rinjtë të edukuar dhe të arsimuar mirë, ata që kanë arritur të fitojnë ekpertizë të caktuar në fusha të ndryshme dhe që kanë vendosur ta lëshojnë vendin, atëherë Kosova humb mjaft. Këtu para se gjithash e kam fjalën për mjekët, inxhinierët, arkitektët, ekonomistët e shkolluar. Sigurisht që këtu Kosova humb mjaft, sepse kemi të bëjmë me një kategori njerëzish që mund të japin kontribut të çmueshëm për transformimin e vendit.”

Krahas largimit të të mirëarsimuarve, shoqërinë kosovare e dëmton edhe largimi i të rinjve, thjesht sepse nuk gjejnë një “punë të dinjitetshme në Kosovë”, sipas ekonomistit Fadil Sahiti. Punëtori i thjeshtë në Kosovë konsiderohet si ‘argat ditor’, thotë ai. “Përkundër ligjit të punës që është i aprovuar, këtu punëtori, po flas për një numër të madh të të punësuarve në sektorin privat, nuk gëzon asnjë të drejtë. As nuk kanë sigurim shëndetësor, as akumulim të fondit pensional, si dhe një varg të drejtash tjera që i parasheh ligji”, përfundon Sahiti./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Xhamajka njeh Kosovën/ Thaçi: Rezultat i punës së vështirë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka njoftuar se Republika e Kosovës është njohur nga Xhamajka.

“Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkruan Thaçi.
Thaçi thotë se “Ky është rezultat i punës së vështirë dhe lobimit për vite të tëra nga Eliot Engel”.

“Punë e mirë. Faleminderit miqve tanë nga Kingstoni”, pëfundon Thaçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Kosovë/ 17 vjet nga masakra e Qyshkut

LEXO EDHE:  Vizita e Vladimir Putinit në Serbi/ Ish ambasadori shpjegon qëllimin

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  Sot seanca kundër deputetëve të Vetëvendosjes/ Albin Kurti mund të arrestohet

LEXO EDHE:  Kosove, negociatat per Gjykaten Speciale, Opozita mbetet kunder

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE