Connect with Us

Bllokohen dy turiste izraelite në Theth

Politikë

Bllokohen dy turiste izraelite në Theth

Publikuar

-

Dy turiste nga Izraeli që kishin ardhur për pushime në Shqipëri janë bllokuar në Theth.

Shkak për bllokimin e tyre është bërë mjegulla e dendur e cila ka bërë që dy vajzat të humbin rrugën.

Njoftimi është bërë nga nëna e dy turisteve.

Ndërkohë, policia dhe forca të emergjencës janë vënë në lëvizje për ti gjetur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali- Bashkia e Durrësit, 42 mijë euro per festa/ Tetova dhuron 25 mijë eurot e dekorit të saj festiv për qytetarët  

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaron se Bashkia e Durrësit ka vendosur të përdorë 42 mijë euro për zbukurime për festat e fundvitit, ndërkohë që Tetova na dhuroj 25 mije eurot e dekorit te saj festiv per qytetaret e Durresit.

“Standardi rilindas: zbukurojne qytetin e Durresit 42 mije euro per festa, kur njerezit jane akoma rrugeve pa siguri, pa strehim! Nderkohe Tetova na dhuroj 25 mije eurot e dekorit te saj festiv per qytetaret e Durresit!

Mitrovica dhe Tetova vendosen te mos kishin dekor festash kete vit sepse parate e parashikuara per zbukurimin e qyteteve ja kane kaluar Shqiperise per ndihma per te prekurit nga termeti. Tetova dhuroj 25 mije eurot e dedikuara per dekorin festiv.”-shkruan Zhupa, në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, Zhupa shkruan se edhe Tirana ka shpenzuar miliona lek për dekor dhe zbukurime.

“Ndersa Tirana qe ka edhe fondin me te madh te shpenzimeve per zbukurimet e festave, por edhe Durresi e Lezha kane shpenzuar milion lek per dekor. Nderkohe qe banoret jane jashte pa strehe, pa ushqime, edhe te pasigurt se cfare do ndodhi me ta. Durresi qyteti edhe me i prekur nga termeti, me humbje tragjike jetesh njerezish harxhon 42 mije euro per dekor zbukurimesh ne qytet.”-thekson Zhupa.

LEXO EDHE:  Tirane, asgjesohen nga Policia 3 parcela kanabis

LEXO EDHE:  Dhunoi punonjësen e Bashkisë/ E pëson keq 40-vjeçari

Po ashtu, ajo akuzon qeverinë se ka vendosur të lere pa shperblim pensionistet, por nuk heq dorë nga dritat dhe yjet e qyteteve.

“Qeveria eshte e gatshem qe te lere pa shperblim pensionistet qe mezi shtyjne muajin por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse per rilindasit e emeruar ne krye te bashkive edhe per qeverine dukja se gjithcka eshte ne rregull eshte me e rendesishme se realiteti i mjerueshem qe po perjetojne shqiptaret!”-shkruan Ina Zhupa.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuçi informon për procesin e vlerësimit të dëmeve nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Ministri Bledi Çuçi ka informuar sot në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në ndërtesat dhe banesat brenda perimetrit të zonës së prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

Çuçi tha se, ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, procesi i vlerësimit të dëmeve është organizuar në dy faza, në përputhje me praktikat standarte ndërkombëtare:

Sipas ministrit, faza e parë është vlerësimi fillestar, ndërsa faza e dytë është vlerësimi i raportit përfundimtar.

Çuçi theksoi se, në fazën e parë, menjëherë pas goditjes fatkeqe të 26 nëntorit, në periudhën 27 nëntor – 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa, ndërsa faza e dytë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Deklarata e plotë:

Në vijim të punës për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, më lejoni t’ju informoj për ecurinë e deritanishme të procesit të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve në ndërtesat dhe banesat brenda perimetrit të zonës së prekur nga kjo fatkeqësi e natyrës.

Sikurse e kemi bërë më dije edhe më herët, procesin e vlerësimit të dëmeve e kemi organizuar në dy faza, në përputhje me praktikat standarte ndërkombëtare:

FAZA I. – VLERËSIMI FILLESTAR

Në fazën e parë, menjëherë pas goditjes fatkeqe të 26 nëntorit, në periudhën 27 nëntor – 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa.

Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e ndërtesave dhe banesave që paraqesin rrezikshmëri, dhe të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht, me synim parësor, garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

FAZA II. – VLERËSIMI I RAPORTIT PËRFUNDIMTAR

Ndërkohë, në 8 dhjetor, filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet.

Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Për këtë qëllim, të dhënat për vlerësimin e dëmtimeve në ndërtesa, në këtë fazë, janë duke u administruar nëpërmjet një formulari të standardizuar, të përgatitur mbi modelet e Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara, ku mbledhja e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike.

LEXO EDHE:  Tentoi të kryente seks me dhunë/ Arrestohet 63-vjeçari

LEXO EDHE:  Sulm në gjykatën e Hamburgut/ Plagoset rëndë një person

Ky formular i unifikuar shërben si instrumenti bazë për mbledhjen e të dhënave të vlerësimit në Aktin e Konstatimit nga Grupi përkatës i Verifikimit.

Sikurse e kemi njoftuar edhe më herët mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarket Durrës, Tiranë e Lezhë.

Dhe në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar rreth 300 inxhinierë, përfshirë edhe ekspertë e konstruktorë të huaj.

Ndërkohë, këtu përkrah meje kemi një Grup Verifikimi të FSHZH-së (Fondit Shqiptar të Zhvillimit), i cili ka 9 grupe në terren dhe ka marrë si detyrë të verifikojë dëmet e tërmetit në Njësinë 5 në Durrës, në të cilën janë 7580 objekte, prej të cilave deri tani, janë verifikuar rreth 2000 ndërtesa.

Çdo grup verifikimi, ashtu sikurse edhe grupi ynë, përbëhet nga minimumi 2 inxhinierë.

Më herët gjatë ditës së sotshme, ky grup ka kryer verifikimin dhe vlerësimin e dëmtimeve të ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku të dhënat dhe informacioni janë administruar nëpërmjët këtij formulari të standartizuar (Akt Konstatimi: Mbi verifikimin në terren të subjekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26/11/2019).

Të dhënat e mbledhura në formatin e printuar të formularit janë gati të hidhen në sistemin online të administrimit informacionit për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Atëherë, ju ftoj të ndjekim në kohë reale hedhjen e të dhënave nëpërmjet pajisjeve tablet në sistemin online.


Atëherë, ky ishte një demonstrim në kohë reale se si funksionon në mënyrë të integruar, të centralizuar dhe sistematike procesi i elektronik i mbledhjes së të dhënave të verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve të tërmetit nga grupet e verifikimit në terren dhe qendrës së përpunimit të të dhënave online.

Ngritja e një sistemi të tillë në kohë rekord, vetëm brenda katër ditëve, është një ndihmesë e madhe për ecurinë e procesit të vlerësimit të saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

Këto të dhëna do janë edhe baza e informacionit për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet, si një dokument themelor për organizimin e konferencës së donatorëve dhe sigurimin e mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë në procesin e rindërtimit.

 Duke ju faënderuar për vëmendjen, jam i hapur për pyetjet tuaja lidhur më procesin e vlerësimit të dëmeve!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e kanë cilësuar si një fitore të madhe kundër Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ndërsa ironizon opozitën, shkruan se Adi Krasta dhe trajneri i Tiranës, së shpejti do të jenë dy liderët e rinj të opozitës.

“Edhe pak dhe trajneri i Tirones Egbo dhe Adi Krasta do jene lideret e opozites!!! Egbo i dha “fitoren e pare” popullit opozitar pas 6 vitesh ndaj kundershtarit, dhe Krasta nje fjalim te mire kunder qeverise pas shume kohesh!

Puna eshte se fitoret e Tirones jane futboll, ndersa fjalimet e Krastes “shoë”! Jane iluzion politik por jo beteja politike te fituara! Betejat politike fitohen ne kutite e votimit,ndersa debatet ne parlament dhe keshilla bashkiake apo debate mes liderave te partive dhe ekipeve te tyre ne televizione.”-shkruan Kulluri.

Më tej, ai thekson se qe nga 2013 opozita nuk fiton dot zgjedhjet perballe PS dhe debatet politike nuk i fitojme qe prej 2011! Aq shume deshperim ka grumbulluar “populli opozitar” saqe fitoret e verteta po i perjeton permes “virtualitetit” te futbollit dhe shoë-t mediatik te nje gazetari!

Nderkohë, që 2021 po vjen , sipas Kullurit edhe zerat se “Rama do bjere vete” sa vijne e shuhen.

Më tej, ai ndërsa heq një paralele me shumicën e vendeve të Europës ku e djathta është në pushtet, Kulluri i jep një “shuplakë” të fortë Bashës, për të cilin tha se nuk e ndjek njeri nga pas dhe në vend të shesheve mbush kafenetë.

“Ne shumicen derrmuese te evropes e djathta eshte ne pushtet dhe ne disa te tjera eshte perpara ne sondazhe si ne Itali, ndersa ne shkojme ne stadiume dhe presim ndonje video te Krastes per ta hedhur ne facebook!

Salvini mbush sheshet e Italise, kurse Basha kafet e lagjeve! Johnson fiton zgjedhjet e parakohshme, ne nuk hyjme ne ato lokale!

Krasta merr rrogen qe i takon, ne kenaqemi ne facebook! Tirona merr pike ne kampionat, ne mbushim stadiumin, a pas 3 ditesh kthehemi ne rutinen e perditshme “asgje e re nga fronti opozitar”! “-shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  Sulm në gjykatën e Hamburgut/ Plagoset rëndë një person

LEXO EDHE:  Premtonte hyrje për banorët, arrestohet Namik Pelivani

Po ashtu ai komenton edhe reagimet në çdo fillim dhjetori, që kujton dhjetorin ’90, por sërish duke i dhënë një tjetër “shuplakë” opozitës.

“Por Lavdi Zotit ne cdo fillim dhjetori dokumentaret dhe foto arkivat na kujtojne qe kemi rrezuar komunizmin ne 1990 dhe sot nuk mundim dot kalamajte surrogato te tyre dhe kemi qeverisur 13 vjet Shqiperine e na duket sikur ka ndodhur nje shekull me pare!

Ne PD njerezit shtyjne njeri-tjetrin kush do dale ne krah te kryetarit ne fotografi dhe sa postime te tij do ndajne ne facebook! I kepusin dhe nga nje postim facebooku “momente nga mbledhja e seksionit” dhe vazhdojne e enderrojne se “nje dite do te vijme ne pushtet”!”-shkruan Kulluri.

Por, sipas tij per kete situate nuk e kane fajin demokratet, por ata qe drejtojne opoziten.

Kulluri shkruan se “Demokratët besojne dhe protestojne sepse jane militante te apasionuar pa te cilet PD nuk jeton dot! Ata perkushtohen cdo dite, mundohen, rropaten per fitoren qe ua ka kthyer ne iluzion lidershipi qe nuk i drejton por i perdor per te vegjetuar ne krye te partise! I takon perdite ne kafe, rruge, market dhe te pyesin “he, si do veje kjo pune” dhe nuk di c’tu thuash! Te gjithe ngrene shpatullat ne pafuqi dhe ulin koken drejt “iluzionit te rradhes”!

Ata duan te motivohen, frymezohen por askush nuk e ben! Te gjithe presin! Basha pret te bjere Rama, demokratet te hipe PD! As njera e as tjetra nuk ndodh vete ashtu rastesisht! Shume parti tradicionale ne evrope po zvogelohen dhe rrudhen e shuhen sepse nuk po gjejne rrugen e ringritjes ideologjike dhe lider te afte per te mundur kundershtaret ne pushtet! SPD gjermane, Forza Italia, Laburistet po humbin beteje pas beteje sepse “kane humbur rrugen” si PD-ja jone! As liberale, as konservatore, as social-demokrate e as komuniste! Thjeshte relike te se shkuares qe marrin vota inercie. Humbja ne 2021 do ishte katastrofe per vendin dhe PD! Pushteti merret duke konkuruar dhe jo vetem kundershtuar! Pushtetin e fiton “me i miri” dhe jo me “pak i keqi”!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE