LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilali “fundos” Ramën/ Rrezikon tetë vitë burg?

4 Tetor 2019, 12:50, Politikë CNA
Bilali “fundos” Ramën/ Rrezikon tetë vitë burg?

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministtri Edi Rama, rrezikon tetë vite burg, për pagesën 80 mijë dollarë për një foto të bërë me ish-presidentin e SHBA, Barack Obama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ?Ashik Bilali dhe Bill Ageros ne pergjigjet e tyre te pyetjeve para gjykates amerikane damkosin perfundimisht Edvin Mafine?, sikurse i drejtohet ai kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, ?Cilido qe lexon 16 pyetjet e bera dje publike nga Zeri i Amerikes ka tashme te qarte si drita e diellit se prapa pageses prej 80000 $ per foton me ish presidentin Obama qendron vete Rama.?

Gjithashtu, Berisha thekson se ?Kete pohojne ne pergjigjet e tyre Ashik Billali qe shoqeroi Ramen si bashkeshorten e tij per foton me ish presidentin Obama dhe po kete deklaroi edhe Bill Ageros, i burgosuri i dyte per foton e Rames per shkak te shkeljes se rende te ligjit elektoral amerikan.

Me gjithe keto pohime nen betim te Ashik Bilalit dhe Ageros, Edi Rama mashtron duke deklaruar se: nuk eshte bere asnje pagese per foton me ishpresidentin Obama.?.

Më tej, Berisha numëron akuzat për të cilat sipas tij, Rama do të hetohet shumë shpejt.

?Keshtu qe Edi Ramen se shpejti do hetohet dhe gjykohet per:
– tre akuza te renda nga drejtesia amerikane dhe konkretisht:
1-Shkelje e rende e ligjit elektoral te SHBA qe ndalon financime nga shtetas te huaj denohet 3-5 vjet burg.
2-Mashtrim te drejtesise(perjury)denohet 4-6 vjet burg.
3-perdorimi i marteses fallco (fake marriage) per perfitime te paligjshme denohet 5-7 vjet burg.

Bashkimi i denimeve sipas eksperteve te shquar perfundon me
8 vite burg per Edvin Mafine?-shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Lajmet e fundit nga