Connect with Us

Vendimi për Tahirin/ Rama: “Nuk mund ta pranoj faktin që u fal”

Politikë

Vendimi për Tahirin/ Rama: “Nuk mund ta pranoj faktin që u fal”

Publikuar

-

Kryeministri ka komentuar vendimin e Krimeve të Rënda, e cila dënoi me 3.4 vite shërbim prove ish-ministrin Saimir Tahiri.

I ftuar në ‘Real Story” Rama u shpreh se nuk mund të komentojë kurrsesi vendimet e gjykatave, ndërsa tha se nuk mund të pranonte faktin se Tahiri u fal.

“Nuk është përfundimtare. Unë nuk merrem me vendime gjykatash, as në rastet kur janë skandaloze dhe ja bëjnë mu..Nuk është shpikur në një sistem tjetër që të gjykojmë gjykatat. Nuk merrem dhe as jam marrë që në sekondën e parë (Tahiri) është një çështje që i takon drejtësie. Por që të thuash; u fal. Është e tepërt. Që duhet të dënohet më shumë apo më pak, se themi ne”, tha Rama.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene”/ Shpërthen Kim Mehmeti

Publikuar

-

Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur i trevës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News e ka quajtur të paprecedentë betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një zyrë noterie.

“Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë  nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë”- tha Mehmeti.

LEXO EDHE:  Ku dallon një politikan nga një sharlatan?/ Vasili i tregon Ramës parimet politike

Ditën e djeshme, Arta Vorpsi me betimin e saj tek noterja Miranda Xhemalçe shmangu Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sikur se 3 anëtarët e tjera të emëruara.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia dërgoi Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Kuvend ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”/ Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi

Publikuar

-

Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv i “Open Mind Spectrum Albania” (OMSA),  i ftuar  mbrëmjen e sotme në programin “Historia ime”teksa rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual, hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBT.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ndërhyrë kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në një lidhje telefonike në emisionin.

Pjesë nga biseda

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.

LEXO EDHE:  Video-Akuzat e forta/ Rama dhe Veliaj përfshihen në skandal

Arbër: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish Ministri i Drejtësisë/ “Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!”

Publikuar

-

Nga

Pasi paraditen e sotme Kuvendi i mbledhur në seancë të Jashtëzakonëshme me 97 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, ka miratuar një Rezolutë për shmangien e krizës Kushtetuese, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një postim që e hedh poshtë gjithsa ka ndodhur.

“Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!-shkruan ai në nisje të mesazhit që vijon:

“Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese.

LEXO EDHE:  Berisha: Rama po ushtron terror policor ndaj studentëve në grevë

Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar.

Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”./CNA.al

LEXO TE PLOTE