Connect with Us

Tritol banesës në Fushë-Krujë/ Mister shkaqet

Kronika

Tritol banesës në Fushë-Krujë/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në fshatin Halil, në Fushë-Krujë.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, pasi sasia e tritolit në pjesën e oborrit.

Tritoli ishte vendosur në banesën e një 40-vjeçari me inicialet e A.P., ndërsa ende nuk dihen motivet.

“Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, -thuhet në njoftimin paraprak të policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia kontrolle të befasishme në lokale/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme kundër lojërave të fatit.

Strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit mësohet se janë shoqëruar disa persona.

LEXO TE PLOTE

Kronika

RENEA dhe FNSH operacion të befasishëm në Elbasan/ Priten arrestime

Publikuar

-

Nga

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Elbasan nga ana Renea-s dhe FNSH.

Sipas Abc News, rreth 100 punonjës policie të mbështetur nga disa grupe të FNSH, skuadrës Shqiponja, oficerë të krimeve të rënda si dhe sektorit të krimit ekonomik janë angazhuar në këtë operacion të befasishëm.

Operacioni ka një shtrirje të gjerë dhe ka për qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në qarkun e Elbasanit ndërkohë qeë priten arrestime.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Tentuan të sillnin mbetje të rrezikshme/ Arrestohen 6 persona në Vlorë, sekuestrohet trageti

Publikuar

-

Nga

Policia ka finalizuar operacionin “Amiant” në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe ka parandaluar tentativën për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Blutë ishin informuar se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Për këtë u arrestuan 6 shtetasit me iniciale K.Xh., 65 vjeç, A.Ç., 28 vjeç, A.G., 48 vjeç, F.T., 71 vjeç, E.Ç., 55 vjeçe, dhe Z.K., 45 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Skandal/ Nënkomisarit i vendoset arma në kokë në sy të Taulant Ballës

LEXO EDHE:  VIDEO/ FNSH ndërhyn me gomone për të evakuuar banorët

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Ndërkaq, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE