LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajleri përplas makinën/ Një i vdekur në Korçë

3 Tetor 2019, 11:29, Kronika CNA
Trajleri përplas makinën/ Një i vdekur në Korçë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin Pogradec-Korçë.

Mësohet se një trajler ka përplasur një automjet, dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Petrushë të Korçës.

“Më datë 03.10.2019, në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke), me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, tip “Benz” (ende i paidentifikuar).

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga