Connect with Us

Sulmi ndaj CNA.al/ Andi Përmeti kërkon interpelancë me ministren e Ekonomisë

Politikë

Sulmi ndaj CNA.al/ Andi Përmeti kërkon interpelancë me ministren e Ekonomisë

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama “lëshoi” sot Hetimin Tatimor ndaj CNA.al, për ta gjobitur me tendencë.

Pas këtij akti jo të pazakontë të një qeverie që synon kapjen dhe nënshtrimin e mediave, ka ardhur edhe reagimi i Bindjes Demokratike.

Ka qene deputeti Andi Përmeti ai që ka dënuar ashpër këtë sulm të paprecedent.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Përmeti shkruan se ky është një sulm që bëhet me qëllimin e vetëm, intimidimin e të vërtetës ndaj një medieje që nuk është në listpagesën e qeverisë.

Po ashtu Përmeti bën me dije se do të kërkojë interpelancë parlamentare javën e ardhëshme me ministren e Financave dhe Ekonomisë për skandalin e presionit ndaj CNA.al.

Reagimi i plotë

Thirrje publike per @edirama, @aniladenaj Ndaloni sulmin banditesk ndaj ww.cna.al.

Sot tatimet kane sulmuar median kombetare City Neës Albania, me qellimin e vetem intimidimin dhe presionin ndaj nje medie qe nuk eshte ne listpagesen e qeverise.
Tatimet kane sulmuar CNA.al dhe me kete nenkuptoj sulm te mirefillte. Qellimi i ketij aksioni nuk ka qene kontrolli sepse tatimet kane shkuar gjate drekes dhe kane kryer kontrollin tatimor te ligjshem, edhe pse eshte nje koicidence absurde sesi kontrollet rutine rastisin gjithmone ne media qe nuk nenshtrohen ndaj qeverise. Kane kontrolluar punojesit, administratorin, faturat dhe kane kyer aktin e konstatimit, te firmosur prej 3 punojesve te tatimeve dhe administratorit. Nuk kane gjetur asnje shkelje, jane larguar.
Mesa duket rruges kane kuptuar qe nuk kishin realizuar urdherin e dhene dhe jane kthyer perseri mbas 3 oresh ne nje kontroll te dyte mbas te parit duke luajtur rolin e prokurorit me vendim gjykate, per te kerkuar dhe sekuestruar cdo dokument financiar pavarsisht se kontrollin e pare e kishin perfunduar me akt konstatimi pa konstatuar asnje shkelje.
Ky eshte absurdi i ketij shteti qe ne 17-18 tetor pretendon te marre rrugen drejt Europes.
Media duhet te jete pushteti i pavarur dhe zeri tim do jete ne mbrojte te saj. Nqs nuk ka nje reagim te drejte javes tjeter do kerkoj interpelance parlamentare me ministren e Financave dhe Ekonomise per skandalin e presionit ndaj CNA.al.

Hetimi Tatimor rikthehet në zyrat e CNA.al

Hetimi Tatimor zbarkon në media/ CNA.al kalon me sukses kontrollin

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Ku do të shpërthejnë luftërat e ardhshme në botë?

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër” të rrjeteve të prostitucionit në Itali

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni presidentin, të paktën kini respekt për insititucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Është një botë e çmendur!/ Këta mendimtarë, mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni atë

LEXO EDHE:  Është një botë e çmendur!/ Këta mendimtarë, mund t’ju ndihmojnë që ta kuptoni atë

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këlliçi i përgjigjet Ramës/ E dimë të gjithë se kush duhet të marrë ilaçet në këtë vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,  ka reaguar lidhur me incidentin e kryeministrit Rama me studentët e Mjekësisë gjatë ceremonisë së diplomimit.

Duke iu referuar përgjigjes së kryeminsitrit për studentin “jepini recetën”,

Këlliçi shkruan se të gjithë e dimë se kush ka nevojë për ilaçe në këtë vend.

“Ja se si i përgjigjet Edi Rama pyetjes së studentit te mjekësisë: A e dini ju që keni bo vetëm studentet e pasur të arsimohen?… sa për ilaçe, e dimë të gjithë mirë se kush duhet ti marrë në këtë vend”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE