Connect with Us

SHBA, përshkallëzohen përplasjet mes demokratëve dhe Presidentit

Bota

SHBA, përshkallëzohen përplasjet mes demokratëve dhe Presidentit

Publikuar

-

Presidenti Donald Trump po vijon me sulmet ndaj ligjvënësve demokratë që drejtojnë procedurat për ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij. Ai akuzoi të mërkurën kryetarin e komisionit të Zbulimit Adam Schiff për tradhti si dhe sulmoi gjithashtu informatorin e paidentifikuar i cili informoi me shqetësim rreth një telefonate të zotit Trump me homologun e Ukrainës.

Presidenti republikan e ka kritikuar vazhdimisht hetimin për shkarkimin e tij, gjë që u nxit nga një bisedë telefonike e tij me Presidentin e Ukrainës, gjatë së cilës kërkoi një hetim që do të dëmtonte kundërshtarin politik të tij, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Zoti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai nuk ka thënë asgjë të keqe gjatë telefonatës më 25 korrik të cilën e quan të “përsosur”.

Kjo nuk është hera e parë që zoti Trump sulmon kryetarin demokrat të komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff, i cili po udhëheq procesin e hetimit.

Ai (Adam Schiff) duhet akuzuar për tradhti sepse po i sajon fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe jo vetëm fjalët por edhe kuptimin e tyre“, tha zoti Trump. Ai shtoi se përpjekjet e demokratëve për shkarkimin e tij ishin të pabaza e të motivuara politikisht.

Ata janë përpjekur të më shkarkojnë që prej ditës kur u zgjedha”, tha presidenti Trump.

Duke akuzuar Presidentin Donald Trump për “nxitje të dhunës”, udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e paralajmëruan hapur atë dhe administratën e tij të mërkurën që të mos frikësojnë dëshmitarët e mundshëm në hetimin e tyre që synon ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij.

Ata thanë se po përgatitnin kërkesën që Presidenti të dorëzojë dokumente që lidhen me marrëdhëniet e tij me Ukrainën.

LEXO EDHE:  Refuzimi i vizave/ 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në “listën e zezë” të SHBA

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi tha se Presidenti Trump mund të mos e kuptojë se sa të rrezikshme janë deklaratat e tij “kundër kallëzuesit që ekspozoi një telefonatë të muajit korrik mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Gjatë telefonatës, sipas informatorit, zoti Trump bëri presion për një hetim ndaj rivalit politik demokrat Joe Biden dhe familjes së tij.

Kryetari i komisionit të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, duke akuzuar zotin Trump se po bënte thirrje për dhunë kundër informatorit, tha se çdo përpjekje për të ndërhyrë në hetimet e demokratëve do të konsiderohej si provë për pengim të drejtësisë dhe mund të përfshihej në akuzat për shkarkimin e tij.

“Ne nuk po bëjmë shaka”, tha ai.

Presidenti Trump nuk dha ndonjë shenjë se do të ndalej. Gjatë konferencës për shtyp të drejtuesve të Dhomës, ai shkroi në Twitter: “Demokratët që nuk janë të mirë për asgjë duhet të përqendrohen te ndërtimi i vendit tonë.”

Duke hedhur kritika, ai sulmoi zotin Schiff duke e quajtur “njeri të llumit” dhe tha se San Francisko-ja e Kryetares së Dhomë, Pelosit është shndërruar në një “qytet tendash” për të pastrehët.

Ditët e fundit, Presidenti Trump ka komentuar në Twitter se ai dëshiron të “mësojë rreth informatorit” dhe t’i bëjë pyetje atij, megjithëse identiteti i personave që tillë mbrohet me ligj.

Demokratët thanë se të premten ata do t’i kërkojnë zyrtarisht Shtëpisë së Bardhë dokumente në lidhje me marrëdhëniet e zotit Trump me Ukrainën, duke përmendur “mosrespektimin flagrant” të kërkesave të tyre të mëparshme për informacion./ VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Refuzimi i vizave/ 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në “listën e zezë” të SHBA

LEXO EDHE:  Del regjistrimi tronditës. Senatori republikan: Trump është paguar nga Putini

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nuk ka marrëveshje për Brexit/ Jonson i detyruar të kërkojë një tjetër shtyrje nga BE-ja

Publikuar

-

Nga

Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson me BE, për Brexit.

Parlamenti britanik votoi sot me 322 vota pro dhe 306 kundër , duke e detyruar kështu Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020.

Oliver Letwin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.

Johnson tha se është “urgjente” që vendi të kapërcejë bllokimin dhe të “bashkohet”, duke deklaruar se marrëveshja e tij mund të “përçajë politikën britanike”. “Mos na tradhëtoni përsëri”, – tha Johnson duke iu drejtuar laburistëve.

LEXO EDHE:  CNN jep sondazhin e pare/Del rezultati ne dy shtetet e para

LEXO EDHE:  Del regjistrimi tronditës. Senatori republikan: Trump është paguar nga Putini

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

VOA/ Kryeministri Zaev paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një dite jo të plotë vendosi të flasë për dështimin e marrjes së datës në Këshillin Evropian dje në Bruksel. Ai nuk fshehu emocionet ndërsa tha se vendit të tij iu bë një padrejtësi e madhe. “Ne tha ai, i realizuam të gjitha zotimet, por Bashkimi Evropian nuk reflektoi ndaj premtimeve të bëra. Bëmë reformat, zgjidhëm problemet me fqinjët ndërsa BE-ja nuk iu opërmbajt fjalës së dhënë”, u shpreh zoti Zaev.

“Ajo që Bashkimi Evropian nuk arriti të marrë vendim për hapjen e bisedimeve me ne, është një gabim historik dhe këtë e vërtetuan të gjithë drejtuesit evropianë”, tha Zaev, duke theksuar zhgënjimin dhe zemërimin e madh.

Ai tha më tej se vendimi i BE-së është bërë për shkak të problemeve të brendshme të pazgjidhura, të cilat Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ndryshojë.

Ai megjithatë ndjen përgjegjësi para qytetarëve dhe paralajmëron:

“Drejtohem para jush dhe qartazi porosis: Ëndrra evropiane për maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllehët, turqit, romët, boshnjakët e të tjerët që jetojnë në vendin tonë – nuk do të rrënohet”.

LEXO EDHE:  CNN jep sondazhin e pare/Del rezultati ne dy shtetet e para

LEXO EDHE:  SHBA presion qeverisë për reformën në drejtësi, 7 misione të huaja në Tiranë

“Prandaj propozoj organizimin e shpejtë të zhgjedhjeve të parakohëshme. Zgjedhje, sa më shpejtë që të mundet”, u shpreh kryeministri Zaev, por pa dhënë ndonjë datë të mundëshme se kur do të ndodhte kjo.

Këtë propozim ai do ta ngrejë në takimin e nesërm që ka thirrë presidenti Pendarovski me drejtuesit e partive të pushtetit dhe opozitës. Zaev tha se qytetarët e kanë në dorë vendimin: “për të shkuar në rrugën e drejtë të vlerave demkratike dhe evropiane, të zhvillimit dhe mirëqenies, apo në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve, që është rruga e cila të kthen prapa”.

Opozita, si maqedoonase edhe ajo shqiptare me muaj të tërë kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka mbështetur këtë ide, për shkak mundësisë së regresit nga reformat dhe proceset integruese, siç janë shprehur shpesh zyrtarë të saj.

Edhe një pjesë e analistëve vlerësojnë se zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin përparimin e reformave të nisura dhe do t’i merrnin Maqedonisë së Veriut një kohë të çmuar për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane./VOA

LEXO TE PLOTE