LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parakalimet e gabuara/ Policia gjobit 156 drejtues mjetesh

3 Tetor 2019, 14:53, Kronika CNA
Parakalimet e gabuara/ Policia gjobit 156 drejtues mjetesh

Policia ka gjobitur 156 drejtues mjetesh pasi janë konstatuar me shkelje në timon.

Në një njoftim për mediat Policia e Shtetit ndërgjegjëson shoferët, duke i paralajmëruar ata që të tregojnë kujdes.

?Rrugorët e kryeqytetit, në funksion të analizave dhe ekspertimeve autoteknike, për vlerësimin e shkeljeve që kanë rezultuar shkak për ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, kanë evidentuar se parakalimi i gabuar dhe ndërrimi i korsisë pa sinjalizuar manovrën e ndërrimit të korsisë, mbeten shkeljet kryesore që shkaktojnë ngjarjet rrugore.

Me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, prej ditesh, në segmentet rrugore të evidentuara si ?Njolla të zeza?, kryesisht në rrugët interurbane kryesore dhe dytësore janë organizuar kontrolle të dedikuara për keto shkelje dhe janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 156 drejtues mjetesh.
#DenoncoParakalimineGabuar
#BashkëpunoPërMëShumëSiguri?, shkruan policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga