Connect with Us

“Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Politikë

“Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot Bashës, në lidhje me planin e propozuar, që sipas tij nxjerr vendin nga kriza.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha “Me çfarë dekreti hyjnor e ke marrë ti të drejtën që të më çosh mua planin, kush je ti një herë? Kë përfaqëson? Ata që përfaqëson i ke lënë në rrugë bashkë me veten”.

Duke komentuar këtë deklaratë, në një deklaratë për mediat, Basha tha se janë fjalë boshe të një njeriu që ka dështuar dhe është kapur në mashtrim dhe se ai nuk do të jetë pjesë e mashtrimit.

“Flasin vetë kushtet e Bundestagut. A ju tha vjet që u hapën negociatat. A ishte TV Klan bashkë me televizionet e tjera që treguat pamjet e shampanjës. I nxorrët ju titrat e mëdha të hapjes së negociatave apo i nxora unë? Mos të bëhemi dhe ne pjesë e mashtrimit.”.

Por, ky është rasti pikërisht kur “hajduti bërtet kapeni hajdutin” dhe për këtë po ju numërojmë, disa raste.

Së pari, kujtojmë këtu premtimet e tij për zgjedhje brenda PD-së, për hapjen e partisë, etj.

Por, në fakt partinë e përçau dhe jo vetëm që nuk bëri zgjedhje, por edhe manipuloi votat.

Shkojmë më tej, në kohën e çadrës. Premtoi para demokratëve se nuk do të bëjë aleancë me Ramën, se do të kishte zgjedhje të lira, etij.

Por, i mashtroi, u ul në tavolinë me Edi Ramën, firmosi një marrëveshje detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike dhe u fut në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Miratimi i ligjit për gjuhën Shqipe në Maqedoni/ Reagon Lulzim Basha

Më pas, kujtojmë deklaratën e Lulzim Bashës, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit 2019, kur tha se nuk do të kishte më kurrë koalicion me LSI-në.

“Kurrë më koalicion me shushunjat”-deklaronte në atë kohë Basha.

Por, sot LSI është në koalicion me Bashën, dhe duket se ka një “dashuri” të madhe mes tyre.

Pas protestës së 16 shkurtit në Tiranë, Lulzim Basha deklaroi djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, tha të paktën nëntë herë se “qeveria ka rënë”, tha se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, por fakti është se Edi Rama vijon të jetë kryeministër, qeveria nuk ra, me 30 qershor u zhvilluan zgjedhjet vendore dhe Lulzim Basha i dorëzoi në tavolinë Edi Ramës, 61 bashki.

Gjithashtu Basha tha se në shtator do të kishte protesta, porn ë fakt erdhi tetori dhe skemi parë asnjë protestë.

Pra, Lulzim Basha nuk është pjesë e mashtrimit, është thjeshtë mashtrues./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga vjedhja e floririt tek 15 vilat/ Frrok Çupi ja numëron një për një Metës

Publikuar

-

Nga

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza tw forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion.

“Unë i besoj Sali Berishës kur thoshte se Ilir Meta është personi më i korruptuar dhe injorant në botë.

Të gjithë politikanët kanë vrarë, por Ilir Meta ka vrarë më shumë se të tjerët. Ndërtimi i 1 vile pastaj 15 të tjera është krim. Vjedhja e floririt është krim. Ne këto i dimë. Ai kërkon të bëjë destabilitet për të shpëtuar veten. Kërkon t’i bëjë presion aleatëve”, tha Çupi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frrok Çupi ia thotë në sy këshilltarit të Metës/ “Je hajdut, ke qenë në burg!”

Publikuar

-

Nga

Debate të ashpra janë zhvilluar sot mes këshilltarit të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishajt dhe analistit Frrok Çupi.

Dervishaj u vu në mbrojtje të Metës dhe i kërkoi avokatit Spartak Ngjela të mos e ofendojë, por në këtë moment ka ndërhyrë Çupi.

Analisti ngriti akuza të forta ndaj këshilltarit të Presidentit, për të cilin tha në emisionin “Open” se ka qenë në burg për vjedhje.

Çupi: Po ti je servil i Metës. Je akuzuar se ke vjedhur. Ke qenë edhe në burg, e vjen e këtu.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari bën paralajmërimin e fortë/ Ndryshimi i madh do të vijë

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari bën paralajmërimin e fortë/ Ndryshimi i madh do të vijë

Dervishaj: Nuk ju lejoj të fyeni Presidentin, të paktën kini respekt për institucionin.

Çupi: Nuk debaton me ne. Të mori Meta dhe të futi në zyrë, ta them unë, Meta ka këshilltarët më të këqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ “Meta ka prona të pajusfikuara, po përpiqet të shpëtojë veten”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Meta, teksa tha se ky i fundit po del me 2 mars vetëm për të shpëtuar veten.

Sipas Ngjelës Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe ka prona të pajustifikuara.

“Do tregoj 3 pika që me 2 mars nuk do të ndodhë asgjë. Meta ka hipur në një drrasë të kalbur dhe nuk e tremb dot Ëashingtonin dhe Berlinin me këto deklarata dhe qëndrime.

Meta ka prona të justifikuara. Ai nuk mund të dalë sikur po shpëton veten kur don që të rregullojë interesat e veta. Ai ka frikë dhe kërkon të mbrohet të rregullojë vetën dhe pronat e tij.

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-ja propaganduese/Ja urdhri që iu jep Rama njerëzve të vet për “21 Janarin”

LEXO EDHE:  Miratimi i ligjit për gjuhën Shqipe në Maqedoni/ Reagon Lulzim Basha

Reforma në drejtësi që po bëhet me RR të madhe do ti penalizojë të 4 liderat. SPAK-u do ti marrë nën hetim. Në 2021 këta të 4 nuk do të jenë. Rama, Meta, Berisha dhe Basha nuk do të konkurojnë në 2021”, tha Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE