LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos më bëni mua moral, s’jam Papa i Romës/ Çmendet Rama

3 Tetor 2019, 20:44, Politikë CNA
“Mos më bëni mua moral, s’jam Papa i Romës/

Kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin  mbrëmjen e sotme në studion e ?Real Story? teksa është pyetur për përgjimet dhe gjyqin ndaj gazetës gjermane “Bild”.

Pse e hodhët gazetën gjermane në gjyq, ka qenë pyetja që i ka drejtuar gazetari Balla, ndërkohë që Rama ka shpërthyer menjëherë në kundërsulm teksa u shpreh se ai nuk është zgjedhur për të bërë virgjëreshën.

?Si pse e hodha! Të marrësh një audio dhe ta vendosës jashtë kontekstit dhe ta nxjerrësh në Gjermani…Të gjitha janë bërë këtu. Janë produkt i Prokurorëve të korruptuar që u pastrun nga Vetingu.

Pse mua ma bëjnë këtë! Keta ja bëjnë Shqipërisë. Gjithë ky pisllëk i bën dëm Shqipiërisë dhe psikologjisë së njërëzve. 0.8 % është numri i personave të inkriminuar në Hollandë. Ka vende në Europë që janë shumë më tepër. Pse që jemi ne delja e zezë, sepse në ja bëjmë vetes. Në i bëjmë Shqipërisë nënën. Thirre Damian Gjiknurin në Pokurori, pyete kush janë çunat problematik. Thirre Vangjush Dakon, pyete për Niçen. Më thon dhe arrogant por dhe unë jam një njëri normal me mish e kocka dhe kam dhe unë momentet e mia. Mos më bëni mua moral. Virgjërsha të gjitha ju dhe unë i vetmi mëkatar që marr llumin e të gjithë 30 viteve. S?jam zgjedhur për të qenë Papa e Romës, as hoxha e fshatit. Unë jam ky që jam edhe me puthjet e duarve, edhe me përqafimet e varferve.?, u shpreh Rama. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga