Politikë
Luli si orakull/ Një sugjerim i sinqertë për kreun e Republikës së re

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, edhe pse i paaftë në politikë, duket se ka një të ardhme të ndritur në fushën e astrologjisë.
Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për mediat, ku reagoi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, mbajtur në foltoren e Kuvendit, për të cilën tha se e kishte parashikuar.
“Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament.”-tha Lulzim Basha.
Pra, Luli është një parashikues mjaft i mirë. Biles, nga kryetar i PD dhe lider i opozitës, do të ishte më mirë që Luli të bëhej zonja Meri apo Paulo Fox.
Kështu edhe do të fitonte më shumë, edhe bzineset e kunatit do i shtonte, edhe shqiptarët nuk do ti lodhte më.
I drejtojmë një kërkesë të sinqertë sonjës Meri, ta thërrasë Lulzim Bashën sepse do i ketë më të mira parashikimet.
I drejtojmë një kërkesë të sinqertë edhe kreut të Republikës së re ta marrë në konsideratë sugjerimit tonë, se mesa duket do ketë një të ardhme të ndritur./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Eni Vasili nuk përmbahet ndaj Ngjelës/ Më njeri të paedukatë s’ kam parë
Është shoqëruar me debate dhe tensione emisioni “Open”, ku mes të ftuarve është edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Gjatë gjithë emisionit Ngjela ka marrë...

Lleshaj tha se është i sigurtë/ Publikohen fotot e pallatit të shkatërruar në Lezhë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa foto nga pallati në Lezhë për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u përplas dhe...