Bota
Kishin kryer mbi 70 vjedhje/ Pranga dy shqiptarëve në Itali
Publikuar
18:00-
Nga
redaksia
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi akuzohen për 73 vjedhje në Marche, Umbria dhe Campania.
Shqiptarët e moshave 36 dhe 32 vjeç u arrestuan në Santa Maria Capua Veterem, ndërsa shuma e përfituar nga plaçkitjet shkon mbi 200 mijë euro.
Sipas mediave italiane, hetimet, e kryera nga Njësia Operative dhe Radiomobile e Karabinierëve të Osimo, zgjatën rreth 7 muaj, ndërsa po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve./CNA.al
LAJME TE NGJASHME
-
Drejt Anglisë në mënyrë të paligjshme/ Arrestohen 14 shqiptarë
-
Tregtonin drogë/ Pranga çiftit shqiptar në Itali
-
Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Pritet ekstradimi drejt Italisë
-
Shkatërrohet banda e grabitësve/ Pranga 4 të rinjëve shqiptarë në Itali
-
“Dikush po i mashtron shqiptarët”/ Haradinaj jep mesazhin e fortë
-
Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër” të rrjeteve të prostitucionit në Itali
Bota
Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar kundër “rrymës”/ Nxit votuesit të refuzojnë Brexit
Publikuar
20:09-
Nga
M. C.
Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar John Major i ka kërkuar votuesve të votojnë për deputetët që nuk e mbështesin Brexit.
John Major mbajti një fjalim të premten gjatë një tubimi të zhvilluar në mbështetje të një referendumi për fundin e Brexit.
Ai nuk i tha në mënyrë të qartë elektoratit që të votonte kundër Partisë Konservatore, por 76-vjeçari filloi fjalimin e tij duke kritikuar Brexit me shprehjen “është jodemokratik”.
“Kur kombi votoi Brexit-in, ata e bënë këtë nga trillime dhe premtime të palejueshme. Ndërsa faktet bëhen të njohura, është e jashtëzakonshme që një votim i ri të refuzohet. E jashtëzakonshme, dhe sinqerisht, jodemokratike”, tha ai.
Major, i cili është një nga figurat më të njohura të Partisë Konservatore, u shpreh se Brexit është “vendimi më i keq i politikës së jashtme në jetën time”.
Ai shtoi: “Do të ndikojë pothuajse në çdo aspekt të jetës sonë për shumë dekada që vijnë. Dhe do ta bëjë vendin tonë më të varfër dhe më të dobët. Do të dëmtojë shumicën e atyre që kanë më pak.”
Major u shpreh, më tej, se Tori – David Gauke, Dominic Grieve dhe Anne Milton – do të marrin votën e tij në zgjedhje.
Të tre politikanët po kandidojnë si kandidatë të pavarur në votimin e parakohshëm, pasi votuan kundër qeverisë së Boris Johnson, në shtator.
Ai, gjithashtu, shprehu mbështetje për ish zv / kryeministrin, Michael Heseltine, pasi tha se do të votonte për Liberal Demokratët.
Por, pasi prezantoi ish kryeministrin Toni Bler, si folësin tjetër, Majori vuri në dukje se politika shpesh “hedh disa aleanca të çuditshme”.
“Brexit nuk është një gabim, unë do të dëshiroja të ishte. Është një katastrofë. Një fatkeqësi që vendi ynë nuk mund ta përballojë”, u përgjigj Bler./CNA.al
Bota
Macron sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Publikuar
19:13-
Nga
D.P
Presidenti francez, Emannuel Macron, përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE, duke e sfiduar strategjinë e presionit publik evropian ndaj tij.
Sikurse raporton media gjermane DW presidenti Macron dërgoi javën që po përfundon disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjetin e twitterit ai njoftoi dërgimin e ekipit francez për rastet e katastrofave natyrore në Shqipëri. Pas kësaj, ai ofroi në një konferencë shtypi edhe që të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.
Në Watford pranë Londrës, Macroni përsëriti njëkohësisht se nuk pranon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për nisjen e negociatave. Kjo në thelb është në favor të Shqipërisë, pasi dihet që Shqipëria ka më shumë kritikë në BE se Maqedonia e Veriut. Mosndarja e dy shteteve për nisjen e negociatave me BE është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Me këto qëndrime Macroni sinjalizoi se nuk ka ndonjë antipati personale ndaj Shqipërisë.
Por të tërheq vëmendjen rrethana se në Londër ai e përsëriti jo-në e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të DW në Londër, Macroni tha fjalë për fjalë: “Unë e them shprehimisht se procedurat e anëtarësimit dua t’i reformoj përpara çdo negociate të ardhshme.”
Po në Londër Macroni tha se do të jetë edhe kundër çdo zgjerimi: “Që nuk shoqërohet me një reformë të thellë të mënyrës si funksionon BE”.
Pra, të paktën për momentin, po të nisemi nga fjalët e tij, Macroni jo vetëm nuk është larguar nga bllokimi i nisjes së negociatave. Por shkon edhe më tej, paralajmëron se nuk do të pranojë as zgjerim pa reformim më parë të BE. Nga kjo do të prekeshin aktualisht shtete kandidate që kanë avancuar më shumë në negociatat me BE: Serbia dhe Mali i Zi. Një sinjal i Macronit se për të reforma e BE ka vërtet rëndësi dhe se këtu ai nuk bën dallim midis shteteve?
Njëkohësisht, Macroni nuk lë dyshim se i dëshiron shtetet e Ballkanit të lidhura ngushtë me BE. Por siç tha në Londër me këtë ai kupton “edhe një fazë partneriteti strategjik dhe investimesh më të mëdha.” Pra Presidenti francez përsëriti atë që thotë dokumenti i punës i shpërndarë nga francezët në BE: ai kërkon një fazë më të ngadaltë afrimi të shteteve kandidate me BE, para anëtarësimit.
Në thelb do t’i ngjante një mrekullie që Macroni ta tërhiqte kaq shpejt bllokimin për nisjen e negociatave me shtetet ballkanike. Ai nuk është tërhequr as nga deklarata se NATO-ja është në gjendje vdekjeje klinike. Përkundrazi, në Londër Presidenti francez tha se është i kënaqur që fjalët e tij kanë nxitur një debat.
Nevoja e Macronit për ta përsëritur publikisht bllokadën franceze për nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike është një sfidim i ri i vullnetit mbizotërues në BE, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo megjithëse shtetet që duan nisjen e negociatave të BE me Shqipërinë duket se po ndjekin një strategji të presionit publik mbi Francën. Franca përmendet vazhdimisht si bllokuese…
Kosova & Rajoni
Presidenti i Kosovës kritika BE-së/ Thaçi: Bllokon bashkëpunuesit, shpërblen shantazhuesit
Publikuar
19:02-
Nga
D.P
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të premten Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta duke vënë theksin tek qasja ndaj Serbisë e cila anon nga Moska dhe mohon krimet e luftës në Kosovë.
Sikurse raporton korespondenti i radios amerikane VOA, Thaçi i bëri këto komente në një konferencë të organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin, duke folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë nga një njoftim i zyrës së tij, presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se: “pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, Presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi. Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha ai.
“Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, i cili ka adresuar kritika ndaj BE-së duke e fajësuar për standarde të dyfishta.
“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai.
Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzohet procesi, ndërsa tash tarifat (ndaj mallrave serbe) po përdoren për ta kushtëzuar dialogun. Arsye kjo e mjaftueshme që bisedimet dhe marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk ka për të patur alternativë për qëndrueshmërinë e Ballkanit.
Deklarata e Thaçit vijnë ndërsa gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat për anëtarësim, pritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e tyre në tetor, u bllokuan nga disa vende anëtare ku rolin kryesor e luajti Franca.
Lajme të Rekomanduara:

Video/ Liderët botërorë tallen me Trump, presidenti “braktis” samitin dhe ofendon kryeministrin kanadez
Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale tregonte momentin kur liderët botërorë talleshin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald...

Gjermania dëbon diplomatët rusë pas vrasjes në Berlin
Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, punonjës të ambasadës ruse në Berlin, pasi prokurorët gjermanë thanë se kanë dëshmi për përfshirjen e tyre në vrasjen...