Connect with Us

Ka shkelur kushtetutën…/ Kryeministri i kthen reston Presidentit

Politikë

Ka shkelur kushtetutën…/ Kryeministri i kthen reston Presidentit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama nuk e vë fare në dyshim faktin që presidenti Ilir Meta me veprimet e veta gjatë kryerjes së detyrës si kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën. Madje shkon dhe më tej kur thotë se gjithë sa Meta pretendon pë zero fajësi nuk është veçse “predikim”

“Ilir Meta ka shkelur Kushtetuten dhe kjo nuk diskutohet dhe të predikosh që këtë nuk e gjen të shkruar, është e gabuar. A shkarkohet apo jo, e përcakton procesi… Me shqip se Komisioni i Venecias, lidhur me gjithe marrëzinë antikushtetuese të përpara 30 qershorit, nuk ka folur askush”, ka artikuluar kryeministri Rama i qenë i ftuari i vetëm i stidios së emisionit “Real Story”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këlliçi i përgjigjet Ramës/ E dimë të gjithë se kush duhet të marrë ilaçet në këtë vend

Publikuar

-

Nga

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,  ka reaguar lidhur me incidentin e kryeministrit Rama me studentët e Mjekësisë gjatë ceremonisë së diplomimit.

Duke iu referuar përgjigjes së kryeminsitrit për studentin “jepini recetën”,

Këlliçi shkruan se të gjithë e dimë se kush ka nevojë për ilaçe në këtë vend.

“Ja se si i përgjigjet Edi Rama pyetjes së studentit te mjekësisë: A e dini ju që keni bo vetëm studentet e pasur të arsimohen?… sa për ilaçe, e dimë të gjithë mirë se kush duhet ti marrë në këtë vend”, shkruan Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizjet e fundit të Metës/ Gjekmarkaj: Po bën një luftë frontale të dobishme

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars kundër grushtit të shtetit, duke thirrur njerëzit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në vijimësi të diskutimeve lidhur me lëvizjet e fundit të Metës, analisti Agron Gjekmarkaj thotë se Presidenti është i vetmi institucion që nuk është pushtuar nga qeveria.

Sipas tij, Presidenti po bën një luftë frontale të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur.

“ Presidenti ka mbetur i vetmi institucion i cili nuk është i pushtuar nga qeveria, nga kryeministri. Supozojmë se opozita dhe Presidenti janë anormalë, janë çmendur por në qoftë se kryeministri, maxhoranca janë kaq të dhënë pas standardeve, demokracisë, pas lirisë sillen në një mënyrë tjetër. Përkundrazi ata shohin terren bosh dhe shtrijnë duar, po marrin gjithçka. Po marrin drejtësinë, 90% e tyre vijnë nga zona e parë operative, e kanë pasur gjyshin o komisar brigade o batalioni, ka një përzgjedhje ideologjike, hyju biografive dhe shiko si i kanë pasur të gjithë gjyshërit në Ministri të Brendshme ose në degë të brendshme, ose në korpuse armate, ose i kanë shërbyer Enver Hoxhës në Bllok. Është bërë përzgjedhje e pastër ideologjike. Këta e kanë krijuar dinastinë blu, gjakun blu të kuq, këta i kanë përzgjedhur mirë. Duket si metaforë folklorike por i kanë përzgjedhur mirë. E vërteta nuk ka ngjyrë, nuk ka bindje, e vërteta është kjo. Bëj një kërkim si do të dalin njerëzit që ke në sistemin e drejtësisë nga kupola e deri poshtë. Ata që kanë kaluar vettingun, mënyrë se si janë përzgjedhur, i ke të gjithë në skaner ideologjik. Përkatësia e tyre e majtë është e certifikuar. Kjo që bën Ilir Meta edhe mua më duket pak aventuresk që presidenti thërret një miting, që presidenti aludon që mund të shpërndajë parlamentin por e thashë kushtetuta ka rënë në vetvete, nuk zbatohet më nga askush. E kanë rrëzuar Kushtetutën. Por çështja është kush do ta mbrojë lirinë. Nuk e di se çfarë mendon ai për demokracinë por sot në pozicionin e presidenti të republikës ai po bën një betejë frontale shpesh herë edhe me nota folklorike por në tërësinë e vet të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur pa u rrafshuar në ngrehinën e shtetit. Shteti ka rënë”, deklaroi Gjekmarkaj në studion e “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do ta shpërndajë Presidenti Parlamentin?/ Dervishaj zbardh lëvizjet e Metës

Publikuar

-

Nga

Këshilltari ligjor i Presidentit Bledar Dervishaj, i ftuar në “Open” teksa është pyetur lidhur me paralajmërimin e Metës për tubim tha se me 2 mars Meta do të bëjë një takim me qytetarët konform ligjit .

Sipas tij tubimi do të jetë i qetë ashtu siç e thotë Kushtetuta.

“Me datë 2 mars do të bëhet edhe dekreti i parë ndaj këtij grushti shteti, ashtu siç e ka thënë vetë presidenti. Presidenti flet me dekrete.”

LEXO EDHE:  Kryeministri në panik e çoroditje totale

LEXO EDHE:  BE dhe OSBE ndahen me Presidentin Meta për datën e zgjedhjeve

Sa i përket faktit nëse Meta do të shpërndajë Parlamentin, Dervishaj tha se Presidenti do të bëjë çdo gjë që ia lejon Kushtetuta.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE