Connect with Us

Horoskopi i ditës, 3 tetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 3 tetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Ka rrezik qe tundimi te jete shume i forte sot për ju qe keni një lidhje dhe do ju duhet shume sforcim për te mos përfituar nga rastet qe do iu jepen. Ju ne fakt e doni shume partnerin dhe nuk doni ta humbisni. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm për te arritur qëllimin e tyre. Sot do jene me më shume fat. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne favorin tuaj dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Te dashuruarit do jene me te gatshëm për te folur hapur me partnerin e tyre e për te zgjidhur te gjitha mosmarrëveshjet qe deri me sot i kishin mbajtur ne ankth. Beqaret me ne fund do merren ne mbrojtje nga yjet dhe gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme kështu qe nuk është nevoja te bëni sakrifica ekstreme për t’i shtuar me tepër te ardhurat.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Për një jete edhe me te lumtur ne çift, sot duhet te bëni me tepër lëshime. Marsi do jete ne anën tuaj dhe do ju ndihmoje, por ama edhe ju duhet te bëni përpjekjet tuaja. Beqaret nuk do kenë mundësi për dashuriçka pasiononte, por do kaloni një dite fantastike me miqtë me te ngushte. Me shpenzimet ka rrezik te tregoheni te pamatur dhe gjendja ne fund te ditës do dobësohet goxha.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume te duruar, te logjikshëm dhe tolerante sot ju te dashuruarit. Te gjitha këto karakteristika do bëjnë qe marrëdhënia me partnerin te ece mire dhe te mos keni debate. Beqaret do ndiheni si neper ëndrra pas gjerave qe do ju ndodhin. Edhe ne planin financiar keni për te pasur me shume fat nga me pare. Shfrytëzojeni rastin për te bere çdo shpenzim qe keni ëndërruar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ndikimi i Merkurit do jete shume i mire sot për ju qe keni një lidhje. Do përfitoni nga koha e lire për te folur me partnerin për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot.  Beqareve do ju afrohet një person qe kërkon vërtet te krijoje një familje me ta. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjate gjithë kohës. Do ndiheni mire dhe me te lirshëm për te kryesh shpenzimet e nevojshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Klima yjore do e favorizoje akoma me shume jetën tuaj ne çift sot. Do i harroni njëherë e përgjithmonë problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete se me pare. Beqaret kot sa te lodhen duke kërkuar dashurinë sepse do jene te pafat sot. Buxhetin duhet te mundoheni ta mbani me tepër nen kontroll pasi po filluan problemet nuk do arrini dot ta ndalni shkatërrimin.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do jeni tejet sharmante gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet me fat qe ju ka pranë. Para te tjerëve ai do ndihet krenar pasi si ju nuk ka shume te tjerë. Beqaret me mire le te lënë veten te lire dhe le te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Jeta është e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar. Për financat yjet këshillojnë kujdes dhe sa me tepër maturi. Po e arritët këtë do përfitoni.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do keni goxha probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne ndonjë moment do mendoni edhe te ndaheni përfundimisht. Do ndiheni keq dhe mund te qani për disa gjera. Beqaret ka gjasa te krijojnë iluzione te kota dhe realiteti do ju duket me zhgënjyes. Ne planin financiar duhet thjesht te tregoheni pak me te matur dhe gjendja do filloje te normalizohet.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do bëni çdo gjë qe do e mendoni te arsyeshme dhe kënaqësitë do jene me te shumta. Beqaret nuk do duan te kenë ndryshime te statusit edhe pse ne fakt disa persona do mund t’iu ofrojnë një jete te qete e te rehatshme. Shpenzimet ulini ne maksimum dhe keni për te rigjetur ekuilibrin qe ju kishte munguar kohet e fundit.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nëse kohet e fundit jeni ndier te vetmuar apo keni pasur probleme me partnerin, sot do jete dita e duhur për te hedhur hapat e para drejt stabilizimit te situatës. Te dy do bëni përpjekje. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, kështu qe do ja lënë çdo gjë ne dore kohës. Ne planin financiar situata do vije duke u përmirësuar kështu qe vazhdoni ne rrugën e nisur.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jupiteri do jete planeti qe do ua përmirësojë jetën tuaj ne çift sot. Do rrezoni çdo tabu dhe do ndiheni me te lirshëm se me pare. As nuk do hezitoni te hidhni hapa te reja. Beqaret duhet te mendohen mire dhe te gjejnë personin qe do iu përshtatet plotësisht, para se te hedhin hapa. Ne planin financiar nuk do keni me vështirësi si me pare prandaj do ndiheni shume me te qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e ekuilibruar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni edhe momente te lumtura. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te sakrifikojnë çdo gjë vetëm qe te fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do keni disa vështirësi dhe me zor do ja dilni te kryeni edhe shpenzimet me te nevojshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vranësirat dhe reshjet nuk do të ulin temperaturat/ Ja, çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti nuk favorizon pushuesit/ Priten reshje në jug të vendit

Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në zonat malore. Por, parashikohet që në vijim vranësirat të bëhen me të dukshme në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për reshje te pakta dhe të karakterit lokal kryesisht në Veri të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 41°C.

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten rastet e personave të prekur me Covid-19/ Manastirliu bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se është rritur numri i personave të prekur nga Covid-19, në vendin tonë.

Në një njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë kryer  3,599 testime nga ku 99 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Ndërkohë në lidhje me lajmin në fjalë ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i drejton një apel urgjent qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se rritja e numrit të rasteve të reja, është një tregues se vaksinimi nuk pret.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 tetor 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 15 tetor 2019

Rritja e rasteve të të prekurve nga #COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret.

Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.

#VaksinatShpëtojnëJetë

*** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot.”-shkruan Manastirliu.

Dalin shifrat/ Rritet numri i rasteve me Covid, ja sa janë regjistruar në 24 orët e fundit

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat në mesditë/ Njihuni me parashikimin e motit

Publikuar

-

Nga

Mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Por, mesdita sjell kalime të pakta vranësirash në territor, ndërsa sërish orët e mbrëmjes rrikthejnë motin e kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do te fryejë me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE